Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Rajon

Pas marshimit dyditor, studentët protestues serbë mbërrijnë në Novi Sad

31/01/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Studentët serbë kanë mbërritur mbrëmjen e së premtes në Novi Sad, pas një marshi dyditore nga Beogradi, për të protestuar kundër shembjes vdekjeprurëse të një strehe në stacionin e trenit, e cila, sipas tyre, ndodhi si pasojë e korrupsionit.

Studentët protestues mbanin në duar kurora me emrat e 15 njerëzve që vdiqën nga shembja e strehës në stacionin e Novi Sadit më 1 nëntor.

Ata pritet të marshojnë së bashku me studentët e Novi Sadit nëpër rrugët qendrore të qytetit deri në stacionin e trenit, ku do të bëjnë homazhe për viktimat.

Më 1 shkurt, studentët nga Beogradi do të bashkohen me kolegët e tyre nga Novi Sadi për t’i bllokuar tri ura mbi lumin e Danubit.

Në këtë mënyrë, ata do ta shënojnë tremujorin e vdekjes së 15 njerëzve nga shembja e strehës prej betoni.

Një grup tjetër studentësh, që ishin nisur nga Beogradi me biçikleta, mbërritën më herët në Novi Sad dhe u pritën nga çiklistët e Novi Sadit para stacionit të trenit.

Studentët nisën marshin e tyre afër 80-kilometërsh të enjten, rreth orës 10:30 nga Fakulteti i Arteve Dramatike të Beogradit.

Rruga e marshimit u sigurua nga rojet e studentëve dhe policia.

Kolona shoqërohej nga një ambulancë dhe një cisternë uji.

Ata u ndalën për pushim të enjten në Batajnicë,

Bova dhe Stara Pazova, ku u pritën nga qytetarët dhe shkuan në Ingjije rreth orës 22:00 dhe kaluan natën në tenda në një fushë sporti.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha të martën se pjesëtarë të kësaj ministrie do të ofrojë siguri për marshin e studentëve, duke i përcjell edhe me autoambulanca dhe kamionë me ujë të pijshëm.

Tragjedia në Novi Sad nxiti një valë të protestave masive në mbarë Serbinë, duke nxjerr në rrugë dhjetëra mijëra njerëz.

Në dy muajt e fundit, protestat janë udhëhequr nga studentët, të cilët kanë bllokuar dhjetëra universitete shtetërore. Kërkesa kryesore e tyre është që të ketë përgjegjësi penale dhe politike të autoriteteve për aksidentin në Novi Sad.

Qeveria dhe presidenti Aleksandar Vuçiç, pretendojnë se kërkesat e studentëve janë plotësuar.

Studentët protestues kanë thënë se Vuçiçi nuk është përgjegjës për përmbushjen e kërkesave të tyre, duke shtuar se kërkesat nuk janë plotësuar dhe ata do të vazhdojnë protestat./ REL

Previous Post

Mexhiti: Rrini të qetë, Ligji për Përdorimin e Gjuhëve nuk do të preket!

Next Post

Vrasja e Liridonës: Murseli s’e pranon fajin, Kokalla heshtë

Related Posts

Rajon

Gjetjet nga raporti më i ashpër i Komisionit Evropian ndaj Serbisë- Institucionet kontrollohen nga Vuçiq, zgjedhjet e parregullta dhe mediat e kapura

04/11/2025
Rajon

Spiropali takon Thaçin në Hagë: I shpreha mbështetjen e qeverisë shqiptare

03/11/2025
Rajon

Serbët “ndezin” Beogradin, protestuesit përplasen me mbështetësit e Vuçiç

03/11/2025
Rajon

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

01/11/2025
Rajon

Presidenti bullgar: Evropa duhet ta marrë seriozisht projektin e “Botës serbe”

01/11/2025
Rajon

Shqipëria i la pa trajner, serbët vendosin më në fund kë do të ulin në pankinën e kombëtares

28/10/2025
Next Post

Vrasja e Liridonës: Murseli s’e pranon fajin, Kokalla heshtë

Publikohet “ilegalisht” dueti i Dafina Zeqirit me Feron

04/11/2025

Gratë me inteligjencë më të lartë kanë më pak dëshirë për të pasur fëmijë

04/11/2025

Kënga e Rita Orës dhe Yll Limanit do të publikohet këtë të premte

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk