Dafina Zeqiri dhe bashkëshorti i saj Kreshnik Gjergji, u bënë prindër para pak muajsh, duke mirëpritur në jetë djalin e tyre, të cilin e kanë quajtur Daskan.
Megjithëse nuk ka kaluar shumë kohë nga lindja, duket se këngëtarja është rikthyer fuqishëm në jetën publike.
Mbrëmjen e kaluar, Dafina është parë në njërën nga diskotekat e njohura të vendit, ku po e shijonte në maksimum atmosferën dhe jetën e natës.