Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Pas ekzekutimit të shtetasit gjermano-iranian, Gjermania paralajmëron mbylljen e 3 konsullatave iraniane

01/11/2024
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjermania do t’i mbyllë që të tri konsullatat iraniane në Gjermani, si përgjigje ndaj ekzekutimit të shtetasit gjermano-iranian, Jamshid Sharmahd, nga Irani, tha të enjten vonë ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

“Ne e kemi bërë të qartë vazhdimisht se ekzekutimi i një shtetasi gjerman do të ketë pasoja serioze”, tha Baerbock në Nju Jork.

“Prandaj, kam vendosur t’i mbyllë që të tri konsullatat iraniane në Frankfurt, Munih dhe Hamburg”, shtoi ajo.

Baerbock theksoi se marrëdhëniet e Gjermanisë me Iranin kanë “rënë më poshtë se në pikën e ulët”, pas ekzekutimit të Sharmahdit në Teheran më 28 tetor.

Baerbock tha se ekzekutimi i Sharmahdit tregon se “regjimi i padrejtësisë” në Iran vazhdon të veprojë me brutalitet.

Që të gjithë 32 punonjësit në tre konsullatat duhet të largohen nga vendi, përveç nëse kanë shtetësi gjermane.

Ambasada iraniane në Berlin nuk preket nga ky urdhër.

Irani thirri në takim të ngarkuarin e Gjermanisë me punë në Teheran për të protestuar ndaj vendimit “të padrejtë” të Gjermanisë, njoftuan media shtetërore më 31 tetor.

Media shtetërore iraniane tha se Sharmahd u ekzekutua pasi ishte dënuar për kryerjen e sulmeve terroriste.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha të qenit i pasitur me pasaportë gjermane nuk i jep askujt imunitet.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, iu bashkua Baerbockut për ta dënuar fuqishëm ekzekutimin e Sharmahdit, duke e quajtur atë “skandal” për Qeverinë iraniane.

Zëvendës i dërguarit të posaçëm, Abram Paley, nga Zyra e Dërguarit të Posaçëm të SHBA-së për Iranin, përshëndeti vendimin e Gjermanisë për mbylljen e tri konsullatave iraniane.

“Ne qëndrojmë të bashkuar me komunitetin ndërkombëtar për të mbajtur përgjegjës regjimin”, tha ai në X, duke e cilësuar ekzekutimin e Sharmahdit si “të padrejtë”.

Sharmahd, 69 vjeç, akuzohej nga Irani se udhëhiqte një grup promonarkist, për të cilin Teherani beson se ishte përgjegjës për një sulm vdekjeprurës me bombë në vitin 2008, si dhe për planifikimin e sulmeve të tjera në vend.

Katërmbëdhjetë iranianë dhe 210 të tjerë u plagosën në sulmin në xhaminë Sayyid al-Shuhada Husseiniya në Shiraz, gjatë një ceremonie për ta nderuar imamin Hussein, imamin e tretë të myslimanëve shiitë.

Ministria e Inteligjencës e Iranit e akuzoi Sharmahdin për planifikimin e sulmit, një akuzë të cilën familja e tij e hodhi poshtë si “qesharake”.

Previous Post

Roboti i veçantë që operon nën ujë

Next Post

Rokas: Përfshirja e bullgarëve në kushtetutë, kusht për negociatat

Related Posts

Aktuale

Ronaldo për Trump-in: Ai është një nga ata që mund të ndihmojë në ndryshimin e botës

05/11/2025
Aktuale

Zohran Mamdani shënon fitore të jashtëzakonshme – bëhet kryetari i parë mysliman i bashkisë së Nju Jorkut

05/11/2025
Botë

Gratë me inteligjencë më të lartë kanë më pak dëshirë për të pasur fëmijë

04/11/2025
Botë

Merz po planifikon deportimin e sirianëve: S’kanë më arsye për azil në Gjermani

04/11/2025
Botë

OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

04/11/2025
Botë

Skandal në ushtrinë izraelite/ Arrestohet avokatja, publikoi videon e dhunës ndaj një palestinezi

03/11/2025
Next Post

Rokas: Përfshirja e bullgarëve në kushtetutë, kusht për negociatat

Aliu: Po e adaptojmë zgjidhjen ligjore për problemin me shënuesit e tumoreve për pacientët onkologjikë

05/11/2025

Shkup, arrestohet 38 vjeçari, kapet me drogë

05/11/2025

Hetim ndaj katër personave, e sulmuan dhe i morën 200 mijë denarë një personi nga Shkupi

05/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk