Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Pas dy muaj punë intensive, Izet Mexhiti dhe Bajram Vardar nesër prezantojnë Master Planin për Çairin

04/10/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti, në bashkëpunim me arkitektin me renome botërore z. Bajram Vardar, do të
prezantojë nesër Master Planin për Çairin, rezultat i dy muajve punë intensive të një ekipi ekspertësh në fushën e planifikimit urban dhe arkitekturës.
Ky Master Plan është përgatitur me synimin për ta shndërruar Çairin në një model të zhvillimit të qëndrueshëm dhe urbanizmit modern në Shkup,
duke reflektuar nevojat bashkëkohore të qytetarëve dhe potencialin historik, kulturor e ekonomik të komunës.

Z. Bajram Vardar, urbanist me prejardhje nga Shkupi, i cili jeton dhe punon në Turqi, ka drejtuar ekipin e ekspertëve në hartimin e këtij plani strategjik. Vardar ka një karrierë të spikatur në zhvillimin urban të disa prej qyteteve më të mëdha në Turqi, si Stambolli dhe Bursa, dhe ka qenë pjesë e ekipit të ngushtë të z. Rexhep Taip Erdogan gjatë kohës kur ai ishte kryetar i Bashkisë së Stambollit.

Në grupin e ekspertëve mes të tjerëve bëjnë pjesë edhe Nadir Dogan, planifikues urban i diplomuar në Universitetin ‘Gazi’, themelues i
kompanisë ND İMAR A.Ş. dhe ekspert në hartimin e planeve hapësinore në shkallë të gjerë për qytetet si Stambolli, Bursa, Koxhaeli e Trabzoni, si dhe projekte të shumta për transformim urban. Pastaj dr. Mustafa
Tutar, arkitekt i diplomuar në Universitetin teknik të Stambollit me master në Universitetin e Misurit në SHBA dhe doktoraturë në fushën e
urbanizmit. Ai është pedagog universitar dhe themelues i kompanisë ‘Saydam Tasarım’ me mbi 800 projekte ndërkombëtare në fushën e dizajnit
dhe vizualizimit arkitekturor Krahas tyre, në ekip janë përfshirë edhe ekspertë të tjerë nga Turqia dhe vendi, të cilët kanë punuar ngushtë me urbanistë dhe arkitektë lokalë për të garantuar një qasje gjithëpërfshirëse dhe të përshtatur për realitetin dhe nevojat e Çairit.

Prezantimi zyrtar i Master Planit do të mbahet nesër (5 tetor 2025) në një ngjarje publike ku do të marrin pjesë qytetarë, ekspertë të fushës, media dhe figura publike.

Previous Post

Dita Botërore e Mësuesve, MASH nesër fillon fushatën kombëtare „Magjia është në Dije“

Next Post

Reagon KF Bashkimi 1947: Pse o Plarent Salihu?

Related Posts

Maqedoni

Reagon KF Bashkimi 1947: Pse o Plarent Salihu?

04/10/2025
Aktuale

Dita Botërore e Mësuesve, MASH nesër fillon fushatën kombëtare „Magjia është në Dije“

04/10/2025
Maqedoni

Mërgata kërçovare me kërkesa konkrete pêr Fatmir Limanin!

04/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Dora e shtetit ka mbërritur në Graçan-rruga e re është simbol i rikthimit të shpresës

04/10/2025
Maqedoni

FC Shkupi arkëton pikën e parë në kampionat, barazon me Rabotniçkin

04/10/2025
Maqedoni

Aziri: Bujar Osmani e mbyti Çairin në plehra për të shpëtuar shokët e tij BDI-së, LEVICËS dhe Arsovskës

04/10/2025
Next Post

Reagon KF Bashkimi 1947: Pse o Plarent Salihu?

Reagon KF Bashkimi 1947: Pse o Plarent Salihu?

04/10/2025

Pas dy muaj punë intensive, Izet Mexhiti dhe Bajram Vardar nesër prezantojnë Master Planin për Çairin

04/10/2025

Dita Botërore e Mësuesve, MASH nesër fillon fushatën kombëtare „Magjia është në Dije“

04/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk