Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Pas denoncimit publik, Këshilli Gjyqësor e thërret në takim Besa Ademin

04/11/2023
Pas denoncimit publik, Këshilli Gjyqësor e thërret në takim Besa Ademin
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

U desh denoncim publik për presionet politike ndaj gjykatësve suprem që Këshilli Gjyqësor të vepron sipas detyrës zyrtare që kryetaren e Gjykatës Supreme ta fton në takim pune për të dëgjuar nga afër rrëfimin e saj për presionet nga jashtë, shkruan Alsat.

Organi më i lartë gjyqësor në vend ka ftuar Besa Ademin në cilësinë e kryetares së Supremes që më 6 nëntor të shkon për takim pune tek kreu i këshillit Sashko Georgiev.

“Ushtrimi eventual i presionit ndaj gjykatësve është i palejueshëm dhe shqetësues. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev ka zhvilluar bisedë telefonike me kryetaren e Gjykatës Supreme, Besa Ademi të cilën e ka ftuar në takim punë më 6 nëntor ora 11 në Këshill”, thonë nga Këshilli Gjyqësor.

Ademi ditë më parë në një intervistë për portalin SDK.MK tha se kishte dhe vazhdon te ketë presione politike. Ndonëse se nuk e tha drejtpërdrejt, deklarata e saj la të kuptohet se presioni i fundit ka qenë i koncentruar ndaj gjykatësve n Supreme për të vendosur në favor të kthimit në fuqi të abolimit nga vitit 2016 i shpallur aso kohe nga ish presidenti Gjorge Ivanov.

Ademi ka vlerësuar se nuk ka asnjë bazë juridike për rikthimin në fuqi të abolimit përmes qëndrimit parimor të iniciuar nga një avokat në qershor të këtij viti. Javën e kaluar një takim pune me kryetaren Ademi dhe zëvendësin e saj zhvilloi edhe ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Price Aggeler e cila i kërkoi gjykatës më të lartë në vend që të mos bie pre e kërcënimeve dhe presioneve politike.

Ndërkohë opozita shqiptare, pavarësisht tërheqjes së nismës për abolim nga propozuesi, denoncoi se ka indikacione për një nismë të re e cila do ta çonte ish kryeministrin Nikolla Gruevski në amnisti të plotë dhe pushim të të gjitha akuzave dhe vendimeve gjyqësore kundër tij.

Previous Post

Rihapet linja hekurudhore Hani i Elezit – Fushë Kosovë

Next Post

Cili do të jetë roli i ri i Zlatan Ibrahimovic te Milan!?

Related Posts

Maqedoni

Blerim Bexheti s’do të jetë më koordinator i GP të BDI-së: U tërhoqëm, nuk na shkarkuan! Do të jem aktiv në BDI

04/11/2025
Maqedoni

Çka pas zgjedhjeve?

04/11/2025
Maqedoni

Ibrahimi sfidon Ali Ahmetin: Kur të duash shkojmë në zgjedhje të parakoshhme parlamentare!

04/11/2025
Maqedoni

Aksident tragjik në Maqedoni! Dy të vdekur, tre të lënduar

04/11/2025
Maqedoni

Kryeministri Mickoski: E ardhmja e vendit tim është brenda BE-së

04/11/2025
Maqedoni

BDI shkarkon Blerim Bexhetin dhe emëron Rina Ajdarin si kordinatore të grupit parlamentar

04/11/2025
Next Post
Cili do të jetë roli i ri i Zlatan Ibrahimovic te Milan!?

Cili do të jetë roli i ri i Zlatan Ibrahimovic te Milan!?

Kënga e Rita Orës dhe Yll Limanit do të publikohet këtë të premte

04/11/2025

Blerim Bexheti s’do të jetë më koordinator i GP të BDI-së: U tërhoqëm, nuk na shkarkuan! Do të jem aktiv në BDI

04/11/2025

Babai i Lamine Yamal fejohet me një vajzë vetëm 5 vite më të madhe se djali i tij

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk