Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Partneritet i ri mes Shteteve të Bashkuara, Japonisë dhe Koresë së Jugut

19/08/2023
Partneritet i ri mes Shteteve të Bashkuara, Japonisë dhe Koresë së Jugut
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Japonisë dhe Koresë së Jugut i dhanë fund takimit të së premtes në vendpushimin presidencial “Camp David” pranë kryeqytetit amerikan. Në takimin e nivelit të lartë udhëheqësit theksuan forcimin e partneritetit të ri trepalësh, duke u zotuar për reagim të unifikuar ndaj një krize rajonale. Ndryshe nga takimet e tjera, udhëheqësit nënvizuan në mënyrë të qartë “sjelljen e rrezikshme dhe agresive” të Pekinit në Detin e Kinës Jugore

Takimi i së premtes, i organizuar nga Presidenti Joe Biden në vendpushimin “Camp David” pranë Uashingtonit, rezultoi në një sërë premtimesh në fushën e mbrojtjes nga Uashingtoni, Tokio dhe Seuli, përfshirë një angazhim për t’u konsultuar me njëri-tjetrin në rast të një krize rajonale.

“Do të kemi një komunikim të drejtpërdrejt për të ndarë informacionet dhe për të koordinuar përgjigjet tona sa herë që ka një krizë në rajon ose që ndikon tek vendet tona”, tha Presidenti Biden.

Për dallim nga takimet e kaluara, udhëheqësit theksuan në mënyrë të qartë “sjelljen e rrezikshme dhe agresive të Pekinit që mbështet pretendimet e paligjshme detare” në Detin e Kinës Jugore. Pekini pretendon sovranitet mbi pothuajse të gjitha ujërat.

“Po vazhdojnë përpjekjet e njëanshme për të ndryshuar me forcë status quo-në në detet e Kinës Lindore dhe Jugore, ndërsa po bëhen gjithnjë e më të mëdha kërcënimet e Koresë së Veriut me armë bërthamore dhe raketa”, tha Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida.

Organet e zbulimit të Koresë së Jugut thonë se Pheniani po përgatitet për më shumë prova me raketa balistike ndërkontinentale, në shenjë proteste ndaj takimit.

“Çdo provokim apo sulm kundër cilitdo prej tre vendeve tona do të nxisë një proces vendimmarrjeje trepalëshe dhe solidariteti ynë do të bëhet edhe më i fortë dhe më i çeliktë”, tha Presidenti i Koresë së Jugut Yoon Suk Yeol.

Takimi pranë Uashingtonit është cilësuar nga Pekini dhe Pheniani si lojë e Uashingtonit për të krijuar një “mini-NATO” në Azi.

“Rajoni i Azi-Paqësorit është një tokë premtuese për paqe, stabilitet, bashkëpunim dhe zhvillim dhe nuk duhet të bëhet një terren dyluftimi për rivalitet gjeopolitik”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtëme të Kinës, Wang Wenbin.

Takimi në vendpushimin presidencial “Camp David” shënoi një moment historik në marrëdhëniet historikisht të ndërlikuara midis Seulit dhe ish-kolonizatorit të tij, Tokios. Takimi erdhi pas një diplomacie disa mujore për të lënë mënjanë të kaluarën dhe për t’u përqendruar tek sfidat e sigurisë reciproke./VOA

Previous Post

IDEA: Rritje e vazhdueshme e krimeve të raportuara në Maqedoninë e Veriut

Next Post

Praktikoni këto 10 këshilla për një gjumë të qetë

Related Posts

Botë

Mbi 1100 viktima nga vala e të nxehtit në Spanjë

19/08/2025
Botë

Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Ankara, Rutte: Do vazhdojmë të ndërtojmë një aleancë më të fortë

19/08/2025
Botë

Zvicra: Nuk e arrestojmë Putinin nëse vjen për bisedime paqeje

19/08/2025
Botë

Përgatitet takimi Putin-Zelensky, Trump: SHBA ofroi garanci sigurie për Ukrainën! Bisedimet e reja brenda dy javëve

19/08/2025
Botë

Deputeti vetëvritet në Parlamentin finlandez, policia rrethon zonën

19/08/2025
Botë

Lavrov “përmbys” thashethemet: Ne nuk duam territore, por mbrojtje për rusët

19/08/2025
Next Post
Praktikoni këto 10 këshilla për një gjumë të qetë

Praktikoni këto 10 këshilla për një gjumë të qetë

Madonna festoi 67-vjetorin, por vëmendjen e mori torta e ditëlindjes

19/08/2025

Xhensila shfaqet ‘zjarr’ në paraqitjen e fundit

19/08/2025

Palestina merr pjesë në Miss Universe për herë të parë, do të përfaqësohet nga kjo bukuroshe

19/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk