Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Rajon

Partitë bullgare arrijnë marrëveshje për formimin e Qeverisë

22/05/2023
Partitë bullgare arrijnë marrëveshje për formimin e Qeverisë
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia bullgare e qendrës së djathtë, GERB, njoftoi se ka arritur marrëveshje me “Ne Vazhdojmë Ndryshimin” – Bullgaria Demokratike, për të formuar Qeverinë e re.

E nominuara e GERB-it për postin e kryeministres, Maryia Gabriel, dhe lideri i partisë “Ne Vazhdojmë Ndryshimin”, Nikolay Denkov, janë pajtua që të dy të kenë pozitën e kryeministrit, përmes një rotacioni çdo nëntë muaj, njoftoi Gabriel gjatë një konference për media më 22 maj.

GERB fitoi zgjedhjet e 2 prillit, që ishin zgjedhjet e pesta parlamentare të mbajtura në Bullgari në dy vjetët e fundit. Kjo parti siguroi 26.5 për qind të vota, apo 69 ulëse në Parlament. Partia Ne Vazhdojmë Ndryshimin – Bullgaria Demokratike doli e dyta me 24.5 për qind të votave, duke fituar 64 mandate. Që të dy këto parti kanë 133 ulëse në Parlament, duke krijuar një shumicë në Parlamentin prej 240 ulësesh.

Sipas marrëveshjes, koalicioni qeverisës do të ketë agjendë pro-Bashkimit Evropian, anëtarësimin në Zonën Schengen dhe adaptimin e monedhës euro në mesin e prioriteteve kryesore. Po ashtu, prioritet është vendosur edhe luftimi i ndikimit rus në sektorin e sigurisë së Bullgarisë.

Bullgaria është udhëhequr kryesisht nga Qeveri në detyrë që janë emëruar nga presidenti Rumen Radev, që kur protestat shpërthyen më 2020, për shkak të zemërimit të publikut me korrupsionin në vend. Në shkurt, Radev shpërndau Parlamentin dhe shpalli zgjedhjet për 2 prill.

Qershorin e vitit të kaluar, Qeveria pro-perëndimore e kryeministrit Kiril Petkov, u rrëzua pas një mocioni mosbesimi në Parlament. Petkov udhëhoqi me ekzekutivin bullgar për gjashtë muaj.

Kriza politike ka detyruar Bullgarinë që të shtyjë miratimin e përdorimit të euros deri në vitin 2025. Në dhjetor, Austria dhe Holanda bllokuan procesin që Bullgaria dhe Rumania të pranoheshin në zonën e lëvizjes pa pasaporta, Schengen./ REL

Previous Post

Gir: Hapi i ardhshëm – ndryshimet Kushtetuese!

Next Post

Bad News Eagles të martën nisin turneun e ri, ky është kundërshtari i parë

Related Posts

Rajon

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

24/10/2025
Rajon

Aeroporti i Stambollit sërish i pari në Evropë për nga numri i fluturimeve

24/10/2025
Aktuale

Kovaçev: 216.000 maqedonas kanë pasaporta bullgare

24/10/2025
Kosovë

Incident në Mal të Zi, raportohet se dy tifozë të Bashkimit janë ndaluar nga policia për grafite UÇK

23/10/2025
Rajon

Parlamenti Evropian miraton rezolutën më të ashpër ndonjëherë për Serbinë

23/10/2025
Aktuale

Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë edhe më të ashpër për Serbinë

22/10/2025
Next Post
Bad News Eagles të martën nisin turneun e ri, ky është kundërshtari i parë

Bad News Eagles të martën nisin turneun e ri, ky është kundërshtari i parë

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

24/10/2025

SHBA vendos sanksione ndaj presidentit kolumbian

24/10/2025

Zbulohet një tunel i mbushur me makina të vjedhura në SHBA

24/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk