Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Partia Demokratike Turke largohet nga “Fronti Europian”

06/08/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Po copëzohet koalicioni i udhëhequr nga Ali Ahmeti para zgjedhjeve lokale.

Partia Demokratike Turke (TDP) ka vendosur të garojë e vetme në zgjedhjet lokale që pritet të shpallen së shpejti. Partia do të dalë me lista të veta për këshilltarë dhe me kandidatë për kryetarë komunash.

Lajmi vjen pasi kryetari i TDP-së, Zulfiqar Zejnulla, në një intervistë për kanal 5 të mëhershme bëri të ditur se bashkëpunimi me “Frontin Europian” të udhëhequr nga BDI ka përfunduar. Ai theksoi se TDP do të mbrojë me prioritet interesat e komunitetit turk, duke shprehur shqetësim për retorikën gjithnjë e më të ashpër që përdorin dy blloqet më të mëdha etnike në vend.

Për largimin e TDP-së e konfirmoi nënkryetari i BDI-së, Arber Ademi, i cili tha se nuk bëhet fjalë për ndonjë përplasje brenda koalicionit, por për një vendim të zakonshëm politik të TDP-së.

“Jemi njoftuar se dëshirojnë të vazhdojnë praktikën e tyre për të garuar të pavarur në zgjedhjet lokale, dhe ne e respektojmë këtë vendim. Edhe më parë kanë ndjekur këtë qasje, edhe pse kanë qenë pjesë e koalicionit. Kjo nënkupton që ata nuk do të jenë pjesë e Frontit Europian në këto zgjedhje. Megjithatë, komunikimi ynë me komunitetin turk dhe përfaqësuesit e tyre politik mbetet i hapur,” deklaroi Ademi.

Pas këtij zhvillimi mbetet të shihet si do të veprojë deputeti i TDP-së, Bejxhan Iljaz, i cili ende është pjesë e grupit parlamentar të Frontit Europian në Kuvend.

Kujtojmë se vitin e kaluar, Frontin Europian e kishte lënë edhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSh) e Menduh Thaçit.

Në ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, pritet t’i shpallë zgjedhjet lokale deri në fund të kësaj jave, më 8 ose 9 gusht, sipas burimeve nga Kuvendi.

Previous Post

Kasami: Edhe një hapësirë e re në shërbim të qytetarëve, 43 vende të reja parkimi!

Next Post

Ahmeti: Skender Rexhepi-Zejdi do të jetë kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti nga Likova: Shqiptarët kërkojnë zgjidhje reale, jo premtime boshe

11/10/2025
Maqedoni

Siljanovska-Davkova: Komisioni i Venedikut një ndërgjegje e gjallë e demokracisë kushtetuese

11/10/2025
Maqedoni

Elmazi: Llaskarca do të ketë shkollë të re, ndryshimi është i pashmangshëm!

11/10/2025
Maqedoni

Ibrahimi nga Likova: Sa herë që ata flasin për nderin e shqiptarit, është mirë t’i jepet lista e të burgosurve shqiptar nëpër raste të montuara

11/10/2025
Maqedoni

Nexhmedin Sadiku: Do ta sjellim ndryshimin e shumëpritur në Likovë

11/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Çairi investon në kampionët e vet

11/10/2025
Next Post

Ahmeti: Skender Rexhepi-Zejdi do të jetë kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit

Festë e “çmendur” kuqezi në dhomat e zhveshjes pas fitores me Serbinë (VIDEO)

11/10/2025

Fitore historike: Shqipëria mposht Serbinë 1–0

11/10/2025

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk