Parlamenti turk kthehet në arenë boksi, deputetët përleshen fizikisht me njëri-tjetrin (VIDEO)

Parlamenti turk është kthyer në një arenë boksi këtë të premte, ku deputetët janë përleshur me njëri-tjetrin.

Fillimisht një deputet i opozitës u sulmua pasi bëri thirrje për lirimin dhe pranimin në kuvend të kolegut të tij Can Atalayt, i burgosur për organizimin e protestave antiqeveritare.

Në pamje shihen deputetët e partisë në pushtet, AKP, teksa nisen drejt foltores duke e sulmuar deputetin opozitar Ahmet Sik. Më pas edhe dhjetëra deputetë të tjerë u përfshinë në përleshje.

Atalay është dënuar me 18 vite burg më 2022 mbi akuzat se është përpjekur të rrëzojë qeverinë përmes organizimit të protestave mbarkombëtare në Parkun Gezi më 2013 së bashku me filantropin Osman Kavala, gjithashtu i burgosur dhe gjatë persona të tjerë. Të gjithë i mohojnë akuzat.    https://x.com/RudawEnglish/status/1824470813052920036?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1824470813052920036%7Ctwgr%5Ecb9c9be2f17828f6584dd5bb4ebc5f1f61edc115%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.vizionplus.tv%2Fvideo-parlamenti-turk-kthehet-ne-arene-boksi-deputetet-perleshen-fizikisht-me-njeri-tjetrin%2F

Next Post