Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

“Parku Ukraina” u promovua sot në Çair

07/06/2023
“Parku Ukraina” u promovua sot në Çair
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Parku Ukraina” u promovua sot në Komunën e Çairit, gjegjësisht pranë objektit komunal.

“Me promovimin e Parkut Ukraina përçuam porosinë se çdoherë do të jemi me Ukrainën dhe popullin ukrainas, njëlloj sikurse miqtë tanë – Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka deklaruar kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu me këtë rast.

Ai përkujtoi se lufta nuk është zgjidhje për asnjë problem e aq më pak vrasja e civilëve të pafajshëm, sepse me luftë assesi nuk mundemi ta ndryshojmë botën për të mirë, por ama me paqe PO.

“Nobelistja jonë Nënë Tereza e cila aq shumë e deshti paqen dhe vetëm paqen do të thoshte : Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe. Dhe ne sot po e bëjmë një gjë të tillë. Ne dëshirojmë që përmes Parkut Ukraina të përçojmë porosinë se të gjithë jemi me Ukrainën dhe me popullin ukrainas dhe kemi qenë po me ata që nga fillimi i luftës dhe kundër agresionit ndaj tyre”, tha Ganiu.

Nga ana tjetër Ambasadorja e Ukrainës Larisa Dir tha se ky propozim i kryetarit të Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu, ishte një lajm i mirë. “Ky lajm frymëzuese ishte në kontrast të plotë me lajmet që marrim çdo ditë nga vetë Ukraina. Sot kemi një mundësi të shkëlqyer për të marrë mbështetje morale dhe shpirtërore nga Komuna e Çairit të qytetit të Shkupit, e cila është e paçmuar”, tha Ambasadorja.

Ajo uroi që “Parku Ukraina” në Komunën e Çairit të jetë i ndritshëm, i lulëzuar, i këndshëm, i mbushur me të qeshura të gëzueshme të fëmijëve, argëtim të fëmijëve.

Previous Post

ASH-ja prezantoi punën e saj në 100 ditët e para në Qeveri

Next Post

Shërbime shëndetësore në RMV, Mexhiti: Kosovarët nuk do të paguajnë dyfish

Related Posts

Maqedoni

Dy shqiptarë kandidatë për Gjykatën Evropiane në Strasburg

18/10/2025
Aktuale

Dyshime për ryshfet në zgjedhje, policia i sekuestron 120 mijë denarë një personi në Çashkë

18/10/2025
Maqedoni

Në Shkup u mbajt marsh protestues për solidarizim me popullin palestinez

18/10/2025
Maqedoni

Zgjedhjet lokale/ 99 të sëmurë dhe 62 të burgosur votojnë në Tetovë

18/10/2025
Maqedoni

33-vjeçari arrestohet për shkatërrim të postareve të një partie politike

18/10/2025
Maqedoni

Kjo është porosia e fotografisë të cilën e postoi Zeqirja Ibrahimi me Mexhitin dhe Osmanin

18/10/2025
Next Post
Shërbime shëndetësore në RMV, Mexhiti: Kosovarët nuk do të paguajnë dyfish

Shërbime shëndetësore në RMV, Mexhiti: Kosovarët nuk do të paguajnë dyfish

Mashtrime me miliona euro, Europol shkatërron rrjetin evropian të krimit kibernetik

18/10/2025

Trump: Shkatërruam një nëndetëse me drogë që po i drejtohej SHBA-së

18/10/2025

Kandidati shqiptar i mori 100% të votave të diasporës në këtë komunë me shumicë serbe

18/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk