Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

Parisi përgatitet për Lojërat Olimpike, priten mbi 13 milionë pjesëmarrës

30/07/2023
Parisi përgatitet për Lojërat Olimpike, priten mbi 13 milionë pjesëmarrës
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përpara Kullës Eifel është vendosur një orë, që numëron mbrapsht deri tek çelja e Lojërave Olimpike Verore të Parisit.

Unazat olimpike janë vendosur tashmë para bashkisë. Lojërat Olimpike Verore 2024 do të fillojnë pas një viti në kryeqytetin francez dhe përgatitjet janë duke ecur mirë.

Organizatorët kryen kohët e fundit një provë teknike për ceremoninë e hapjes në lumin e Senës. Tridhjetë e nëntë varka, të cilat do të transportojnë atletët vitin e ardhshëm, morën pjesë në provat teknike.

Ishte misioni i parë i madh logjistik për të lundruar në pjesën prej gjashtë kilometrash të lumit dhe për të zgjidhur problemet që mund të dalin, raporton Zëri i Amerikës. Të paktën 600,000 njerëz pritet të shikojnë ceremoninë nga brigjet e lumit.

“Mësuam se teknikisht është e realizueshme. Kontrolluam shpejtësinë dhe distancat mes varkave, për t’u siguruar që televizori të jetë në gjendje të transmetojë në kushte shumë të mira ceremonitë e hapjes. Kemi ende për të bërë prova të tjera, për skenarë të ndryshëm, nëse do të ketë ndonjë problem me varkat, apo ndonjë gjë tjetër e paparashikuar në ditën e ceremonisë së hapjes”, thotë Tony Estanguet, shefi i Lojrave Olimpike të Parisit 2024.

Shefi i Policisë së Parisit, Laurent Nunez, thotë se ngjarja do të jetë e sigurt.

“Ne do të kemi një sistem të jashtëzakonshëm sigurie me një numër të madh forcash. Do të mobilizohen dhjetëra mijëra forca për të siguruar ceremoninë në lumë dhe veçanërisht përgjatë brigjeve. Do të ketë një perimetër mbrojtjeje. Vetëm ata që kanë lidhje me ceremoninë do të pranohen. Të gjithë do të kontrollohen”.

Sipas një raporti të Asamblesë Kombëtare Franceze, më shumë se 13 milionë njerëz pritet të shkojnë në Lojërat Olimpike të Parisit.

Organizatorët po sigurohen që infrastruktura e qytetit të jetë në gjendje të përballojë një rritje të tillë të vizitorëve. Hotelet, restorantet dhe dyqanet në kryeqytetin francez pritet të përfitojnë ekonomikisht nga ngjarja. Sipas Qendrës Franceze të Drejtësisë dhe Ekonomisë Sportive turizmi i lidhur me Lojërat Olimpike mund të sjellë nga 1.6 deri 3.9 miliardë dollarë.

Kapaciteti i transportit publik do të rritet me 15%, dhe një linjë metroje do të zgjatet deri në aeroportin Orly. Për transportin në aeroport pritet të ketë edhe taksi fluturuese.

Kompania gjermane Volocity bashkëpunoi me autoritetet franceze për të vënë në dispozicion Volokopterin e saj në pesë linja, duke përfshirë një mes aeroportit Charles de Gaulle dhe fshatit Olimpik.

Muajin e kaluar, policia franceze kontrolloi selinë e organizatorëve të Lojrave Olimpike në Paris, si pjesë e hetimeve për korrupsion në kontratat e lidhura me Lojërat.

Është hera e tretë radhazi që akuzat për ryshfet vazhdojnë në Lojërat Olimpike Verore. Lojërat Olimpike Verore të Parisit do të zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht të vitit 2024.

Previous Post

Medvedev kërcënon me përdorim armësh bërthamore

Next Post

Arrestohet aktori shqiptar në Angli, Belgjika kërkon ekstradimin e tij

Related Posts

Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Maqedoni

Anulohet fitorja e Bashkimit ndaj Kozhufit, shtatë persona në Komision Disiplinor!

16/05/2025
Sport

13 të lënduar pasi makina përplasi turmën në ndeshjen Barcelona-Espanyol

16/05/2025
Maqedoni

U mbajt turneu memorial në futboll të vogël “Mustafë Ebibi”

15/05/2025
Sport

Emri “Allianz” hiqet nga stadiumi i Mynihut, ka të bëjë me UEFA Champions Leaguen

15/05/2025
Sport

Barcelona planifikon shitjen e tetë lojtarëve këtë verë, një nga yjet e saj kryesorë në listë

14/05/2025
Next Post
Arrestohet aktori shqiptar në Angli, Belgjika kërkon ekstradimin e tij

Arrestohet aktori shqiptar në Angli, Belgjika kërkon ekstradimin e tij

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk