Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Showbiz

Parashqevi Simaku shtrohet në Psikiatri: Nuk pranon mjekim, nëse del do të zhduket sërish

17/01/2025
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këngëtarja e famshme shqiptare Parashqevi Simaku është shtruar në Spitalin psikiatrik të Nju Jorkut ku gjendet prej dy javësh.

Shtrimi në Psikiatri erdhi pasi gjendja e saj u rëndua shumë një ditë pas takimit me të birin 21 vjeçar Luke dhe ish bashkëshortin Robert Nolfe i cili është martuar sërish dhe ka një vajzë.

Mësohet se Parashqevia kishte shfaqur luhatje mendore teksa mendonte se Roberti ishte ende bashkëshorti i saj dhe pësoi krizë psikologjike kur u përball me faktet.

Aktualisht ajo nuk pranon të marrë mjekim dhe sipas ligjit amerikan çështja ka kaluar në gjykatë. Një vendim pritet të merret nga Gjykata Supreme në Nju Jork e cila duhet të vendosë nëse duhet të urdhërohet që, në kundërshtim me refuzimin e saj, ti jepet mjekim, ose të dalë nga spitali pa u mjekuar.

Elton Ilirjani i cili është kujdesur për këngëtaren prej disa javësh, bëri deklaratën e mëposhtme:

Deklarata e plotë e Elton Ilirjanit:

“Kam shumë emocion për atë që do them në vijim për fatin e Parashqevi Simakut. Sot e ndjej shumë peshën e emocioneve dhe ajo që dua të them sot është e vërteta dhe dua ta ndaj me ju. Nuk është më vetëm çështje e Parashqevi Simakut, por shumë më e madhe.

Parasshqevia ishte si një meteor. Dua t’i them publikut të gjerë që çështja e Parashqevi simakut zgjidhet me para sepse nëse do të ishte ashtu, do e zgjidhja që orën e parë që e kisha takuar. Shumë gjëra në jetë nuk zgjidhen me para, por me dashuri. Dashuria është ajo që i ka munguar kësaj zonje që nga fillimi i sëmundjes së saj, i ka munguar sepse është parë gjithmonë si objekt.

Ditën e parë që jemi takuar, nga dëshira dhe dashuria e madhe nuk i pamë me vëmendje shumë sjellje të saj që ishin të kamufluara. Mund të them me bindje se dy javët e para kishte sjellje të mrekullueshme, ishte një engjëll na gëzoi dhe lumturoi. Kishte kërkesa të pangecoiueshme, për takimin me djalin. Për Robertin mendon se ende është bashkëshorti i saj.

Ndërkohë që ne merreshim me detajet e jetës së përditshme, kishte njerëz që thonin se duhej të shkojë te një doktor se është e sëmurë.

Çfarë ka ndodhur me Parashqevi Simakun këto dy javë? Nesër bën dy javë që është e shtruar në pavion psikiatrik në një spital në New York. Është shumë e trishtë dhe për mua ka qenë një ndër momentet më të vështira.

E kuptoj se çdo sëmundje ka nevojë për diagnozë për kurim. Çdo sëmundje është e njëjtë, nuk ka sëmundje të mira dhe të këqija. Nuk e dinim ne që Parashqevia ishte e sëmurë dhe kishte probleme. Nuk jemi doktorë.

Previous Post

Zeqirija Ibrahimi takon ambasadorin e Kosovës Florian Qehaja

Next Post

Kaq para pritet të fitojë Haaland me kontratën e re me City

Related Posts

Showbiz

Sunny Hill zbulon të gjithë artistët

16/05/2025
Kosovë

Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Poloni

16/05/2025
Showbiz

Rikthehet “Mr Yesterday 2”! Noizy dhe Rozana bashkojnë forcat me artistin e njohur

16/05/2025
Showbiz

Publikohet renditja e performancave në Eurovision 2025, ja kur do të këndojë Shkodra Elektronike në finalen e madhe të Bazelit

16/05/2025
Showbiz

Fatma e komentoi për jetën e saj luksoze, Hati i reagon për herë të parë

16/05/2025
Showbiz

U larguan nga “Ferma Vip”, Alba zbulon raportin me Limin

15/05/2025
Next Post

Kaq para pritet të fitojë Haaland me kontratën e re me City

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk