Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Parandalohen sulmet e planifikuara nga grupi mercenar pro-rus në Bukuresht

08/12/2024
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmet e planifikuara të një grupi mercenar pro-rus në kryeqytetin rumun Bukuresht u penguan.

Grupi i udhëhequr nga Horatiu Potra, mercenar rumuno-francez i përfshirë aktivisht në luftën civile në Kongo dhe i lidhur me grupin mercenar rus Wagner, u kap nga policia në provincën Ilfov, në rrugë drejt Bukureshtit, raporton Antena3.

Gjatë kontrollit të automjeteve të anëtarëve të grupit, policia gjeti dhe sekuestroi disa armë zjarri, disa sëpata, shpata, hanxhar dhe thika, si dhe droga të ndaluara.

Potra u dërgua në një stacion policie për t’u marrë në pyetje, së bashku me 13 të tjerë.

Potra është i njohur për mbështetjen e tij të hapur për Calin Georgescu, kandidatin ultranacionalist që fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale më 24 nëntor, si dhe për simpatitë e tij pro-ruse.

Më parë të premten, Gjykata Kushtetuese e Rumanisë anuloi balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të planifikuar për të dielën, si dhe rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve të 24 nëntorit.

Vendimi erdhi pasi Këshilli i Lartë i Mbrojtjes Kombëtare deklasifikoi dokumentet e shërbimit sekret të mërkurën, të cilat zbuluan ndërhyrjen e një “aktori shtetëror” në procesin zgjedhor të Rumanisë.

Dokumentet zbuluan gjithashtu rrjetin që qëndron pas kandidatit të pavarur ultra-nacionalist Calin Georges.

Të njëjtën ditë, presidenti Klaus Iohannis tha se Georgescu mbështetej nga një shtet i huaj, duke përmendur provat e mbledhura dhe të paraqitura atij nga shërbimet kompetente të sigurisë dhe inteligjencës. /AA

Previous Post

Fronti Evropian e shpalli nismën “Roje për Gjuhën”, do të kujdestarojë para Gjykatës Kushtetuese

Next Post

Fetai: Paskan dalur ca milionera të “mbrojnë” gjuhën shqipe, që vetë e kanë votuar në Parlament!

Related Posts

Botë

Problemet me strehimin, Spanja do të largojë më shumë se 50 mijë apartamente pushimi nga platformat online

17/09/2025
Botë

Kryebashkiaku i Londrës sulmon Trump: Ka ndezur flakën e politikës përçarëse në të gjithë botën

17/09/2025
Botë

Forcat izraelite përparojnë drejt qytetit të Gazës

17/09/2025
Botë

Trump: Izraeli nuk do ta godasë më Katarin

16/09/2025
Botë

OKB: Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza

16/09/2025
Botë

Trump paralajmëron Hamasin të mos përdorë pengjet izraelite si ‘mburoja’

16/09/2025
Next Post

Fetai: Paskan dalur ca milionera të “mbrojnë” gjuhën shqipe, që vetë e kanë votuar në Parlament!

Aliu: Komisioni po analizon rastet në kardiokirurgji, raporti do të jetë publik

17/09/2025

Rutte pret Ramën në Bruksel: Shqipëria mund të mbështetet te NATO

17/09/2025

James Rubin përfundon dëshminë tre-ditore në Gjykatën Speciale

17/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk