Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Paralajmërimi i presidentit Macron: Evropa është e vdekshme, i duhet mbrojtje më e fortë

25/04/2024
Paralajmërimi i presidentit Macron: Evropa është e vdekshme, i duhet mbrojtje më e fortë
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, paralajmëroi se Evropa po përballet me një kërcënim ekzistencial nga agresioni rus, duke bërë thirrje që kontinenti të miratojë një strategji “të besueshme” të mbrojtjes dhe të varet më pak nga Shtetet e Bashkuara.

Ai e përshkroi sjelljen e Rusisë, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës, si “të papërmbajtshme” dhe tha se më nuk është e qartë se ku janë “kufijtë” e Moskës.

Macron po ashtu ngriti alarmin për atë që e përshkroi si mosrespektim të rregullave ndërkombëtare të tregtisë nga SHBA-ja dhe Kina, duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian që të rishikojë politikën e tij tregtare.

“Evropa jonë sot është e vdekshme dhe mund të vdesë”, tha ai.

“Mund të vdesë dhe kjo varet nga zgjedhjet tona”, tha Macron, duke paralajmëruar se Evropa nuk është “e armatosur kundër rreziqeve me të cilat ne përballemi” në botë ku “rregullat e lojës kanë ndryshuar”.

“Gjatë dekadës së ardhshme… rreziku do të jetë i madh që Evropa të dobësohet”, shtoi ai, duke theksuar edhe rrezikun që vjen nga Irani, nëse shteti siguron armë bërthamore.

Macron udhëheq konceptin e autonomisë strategjike evropiane në fushën e ekonomisë dhe mbrojtjes, duke argumentuar se Evropa duhet të përballet me krizat sikurse lufta e Rusisë kundër Ukrainës, pa u varur nga SHBA-ja.

Ai bëri thirrje që Evropa të marrë në duar fatin e saj, duke thënë se në të kaluarën kontinenti varej nga Moska për energji dhe nga Uashingtoni për siguri.

Macron tha se është e nevojshme që Evropa të forcojë sigurinë, në mënyrë që Rusia të mos e fitojë luftën kundër Ukrainës.

“Ne duhet të ndërtojmë këtë koncept strategjik të mbrojtjes së besueshme evropiane për veten tonë”, tha presidenti francez.

Ai tha se muajt e ardhshëm do të kërkojë nga partnerët evropianë që të bëjnë propozime për këtë çështje, duke shtuar se Evropa duhet të ndërtojë kapacitetet e veta për mbrojtje në fushën kibernetike./rel

Previous Post

Distria Krasniqi arrin në finale të Kampionatit Evropian

Next Post

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Related Posts

Botë

OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

04/11/2025
Botë

Skandal në ushtrinë izraelite/ Arrestohet avokatja, publikoi videon e dhunës ndaj një palestinezi

03/11/2025
Botë

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Botë

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Botë

Khamenei: Bashkëpunimi me SHBA nuk ka kuptim

03/11/2025
Botë

Belgjika nën kërcënimin e dronëve, ngre alarmin për sigurinë e vendeve të NATO-s

03/11/2025
Next Post
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Komandant Hoxha: Mos i quani tradhtarë ata që kanë sakrifikuar për këtë vend

04/11/2025

Mickoski në Bruksel: Presim lajme pozitive

04/11/2025

Urimi i Adnanit per Bilallin: Përtësisht rrugëtojmë bashkë!

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk