Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Paraburgim 30 ditor për drejtorin e Spitalit Geriatrik, i cili dyshohet se mori ryshfet

09/04/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Gjykata i ka caktuar 30 ditë paraburgim drejtorit të Spitalit të Specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative në Shkup, Muhsin Arifi dhe një personi tjetër, të cilët dyshohen se kanë marrë ryshfet prej 20 mijë euro për të akomoduar një të sëmurë në spital.

“Pranohet propozimi i Prokurorisë Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe ndaj të dyshuarve M. A. dhe B. A. u caktohet masa e ndalimit prej 30 ditësh për shkak të ekzistimit të bazave të nenit 165 paragrafi 1 pikat 1, 2 dhe 3, d.m.th rreziku që palët të përsërisin veprën dhe të arratisen. Palët kanë të drejtën e ankimimit të këtyre vendimeve në këshillin penal”, njofton Gjykata Penale.

I dyshuari i parë, gjegjësisht drejtori i Spitalit të Specializuar të Institucionit Shëndetësor Privat për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative në Shkup, në periudhën prej datës 19.3.2025 deri më 8.4.2025, në disa raste ka kërkuar drejtpërdrejt përfitime të konsiderueshme financiare për veten e tij për kryerjen e një veprimi zyrtar që do të duhej ta kryente.

Ryshfetin e ka kërkuar nga një dëshmitar në procedurë, mbështetës i përjetshëm i personit të sëmurë, e i cili ka pasur udhëzime mjekësore që të shtrihet për kujdes mjekësor në spitalin Geriatrik. Kur dëshmitari është drejtuar në spital për shkak gjendjes së përkeqësuar shëndetësore, është njoftuar se pacienti është vendosur në listën e pritjes për pranim.

“Pas disa ditëve ka marrë thirrje nga i dyshuari i dytë i cili ka caktuar takim me drejtorin e spitalit më 19.03.2025 në orët e vona në një restorant në Shkup. Në takim, i dyshuari i parë ka thënë se e di se pacienti është në gjendje të mirë materiale dhe ka pasur informacione për pasurinë që e ka poseduar, me çka, ka premtuar pranim të tij nëse i jepen 100,000 euro. Gruaja dëshmitare ka reaguar se këto janë shumë para, me çka drejtori ka propozuar që kjo shumë të sigurohet nga shitja e banesës që e ka poseduar pacienti, gjë që nuk ka qenë opsion sepse banesa ka qenë pjesë e një marrëveshjeje për mbështetje e përjetshme”, njoftojnë nga Prokuroria Publike.

Siç njoftojnë më tej nga Prokuroria, më 3 prill përsëri ka pasur takim mes dëshmitarit dhe ndihmësit, si person tek i cili drejtori ka pasur besim të plotë, ndërsa më 4 prill, përsëri dëshmitari është takuar me dy të dyshuarit.

“Është rënë akord që dëshmitari të jep 20,000 euro si garanci që të pranojë pacientin në spital, ndërsa nëse i dyshuari i parë “me kontrollet e tij” vërteton se pacienti ka edhe patundshmëri të tjera, ajo patundshmëri të shitet dhe të sigurohet shuma e kërkuar prej 100,000 euro. Sipas kësaj marrëveshjeje, më 08.04.2025, gruaja dëshmitare është takuar me të dyshuarin e dytë, i cili ka hyrë në veturën e saj dhe në emër të drejtorit ka pranuar shumën prej 20,000 eurove, me çka, në vendngjarje është kapur nga ana e zyrtarëve policor”, njoftuan nga Prokuroria Publike.

Previous Post

Merz siguron koalicionin me këtë subjekt politik në Gjermani

Next Post

BDI: Prokuroria të hetojë, në Tetovë po ngriten objekte pa pasur leje ndërtimi teksa komuna po i legalizon në mënyrë jo të ligjshme

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

BDI: Prokuroria të hetojë, në Tetovë po ngriten objekte pa pasur leje ndërtimi teksa komuna po i legalizon në mënyrë jo të ligjshme

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk