Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Para takimi vjen reagimi i Escobar: Nuk jemi të fokusuar te nënshkrimi, por te finalizimi i marrëveshjes

18/03/2023
Para takimi vjen reagimi i Escobar: Nuk jemi të fokusuar te nënshkrimi, por te finalizimi i marrëveshjes
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, po qëndron në Ohër prej nga foli të shtunën për Radion Evropa e Lirë.

Escobar do të marrë pjesë në takimet e Ohrit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në cilësinë e vëzhguesit.

Ndërmjetësues të takimit Kurti-Vuçiq janë shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Radio Evropa e Lirë: Zoti Escobar, teksa flasim, liderët e Kosovës dhe Serbisë janë duke zhvilluar një takim në kuadër të dialogut, këtu në Ohër. Ditëve të fundit ju kemi dëgjuar duke folur për shpresat që keni për këtë takim. Por, cilat janë pritjet tuaja realiste për ditën e sotme?
Gabriel Escobar: Pritja jonë më e madhe sot është për finalizimin e aneksit të zbatimit të Marrëveshjes për normalizim [të marrëdhënieve]. Kjo Marrëveshje për normalizim krijon marrëdhënie paqësore, miqësore dhe të parashikueshme mes Serbisë dhe Kosovës. Por, po ashtu, ua hap dyert të dyja vendeve për të ecur më shpejt drejt strukturave euro-atlantike. Prandaj, nga perspektiva jonë, kjo është vërtet historike. Kjo është, vërtet, një mundësi për t’i lënë shumë mbrapa ngjarjet e viteve ’90, jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por për rajonin në tërësi.

Radio Evropa e Lirë: A jeni takuar sot me të dy liderët?

Gabriel Escobar: Jo sot, por i kam takuar këtë javë. Jam takuar së fundi me kryeministrin [e Kosovës, Albin] Kurti dhe shpresoj të takohem me presidentin [e Serbisë, Aleksandar ] Vuçiq më vonë gjatë ditës.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Escobar, ka pasur shumë presion që marrëveshja të arrihet në muajin mars. Pse është aq i rëndësishëm ky afat kohor?

Gabriel Escobar: Janë disa arsye. E para, ne duhet ta pranojmë që jemi duke funksionuar nën hijen e një prej rreziqeve më të mëdha për sigurinë e kontinentit evropian që prej Luftës së Dytë Botërore.

Prandaj, në mënyrë që Evropa të jetë e gatshme të përballet me sfidat e sigurisë, duhet t’i zgjidhë të gjitha sfidat e sigurisë që ekzistojnë brenda kontinentit evropian. Dhe, kjo është ndër të fundit.

Neve na duhet ta konsolidojmë, jo vetëm paqen, por ta konsolidojmë edhe projektin e zgjerimit të Bashkimit Evropian për gjithë kontinentin evropian. Kjo e hap derën për atë gjë. Prandaj, tani është mundësia më e mirë që e kemi për ta arritur atë gjë, përmes normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet disa vendeve që ende nuk kanë bërë përparim të mjaftueshëm drejt integrimeve euro-atlantike.
Radio Evropa e Lirë: Para këtij takimi, kemi parë skepticizëm nga të dyja anët – veçanërisht nga pala serbe. A është zbutur qëndrimi i tyre këto ditë?

Gabriel Escobar: Një gjë që duhet ta them për Serbinë është që presidenti Vuçiq e ka nisur një bisedë të vërtetë kombëtare lidhur me atë se si do të dukej një marrëdhënie mes Kosovës dhe Serbinë në të ardhmen. Dhe, duhet të them që të dyja palët janë duke e marrë seriozisht këtë përgjegjësi.

Kështu që, unë shpresoj se do të arrijmë një aneks të finalizuar për një marrëveshje për normalizim sot.

Radio Evropa e Lirë: A prisni të ketë nënshkrim të dokumentit sot, veçanërisht nga Serbia?

Gabriel Escobar: Shikoni, ne nuk jemi të fokusuar në nënshkrim, por po fokusohemi në finalizim. Kjo do të thotë të kemi një pajtim që të dyja vendet të përgatiten për diskutime reale dhe një pajtim real në marrëdhënien e tyre. Kështu që, kjo është më e rëndësishme: finalizimi i aneksit.

Radio Evropa e Lirë: Le të flasim për vetë propozimin. Është përshkruar si shumë i dobishëm për të dyja vendet, veçanërisht për Kosovën. Por, nuk e përfshin njohjen reciproke. A mendoni se ky propozim mund dhe do të çojë në njohje reciproke?

Gabriel Escobar: Sigurisht që e hapë një derë për këtë dhe shikoni, qëndrimi im – siç e kam deklaruar vazhdimisht, si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi – është se të gjitha vendet e rajonit duhet ta njohin njëra-tjetrën dhe të kenë marrëdhënie paqësore me njëra-tjetrën. Ky rajon është një rajon me premtime të jashtëzakonshme

Previous Post

Analistët përplasen në Ohër, ndërhyn Ali Ahmeti

Next Post

Çfarë parasheh plani evropian për të zbatimin e së cilit diskutojnë Albin Kurti e Aleksandar Vuçiq

Related Posts

Maqedoni

VMRO caktoi edhe 16 kandidatë për kryetarë komunash

03/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: Me Sebaedinin – VLEN dhe ndryshimi bëhet realitet!

03/09/2025
Maqedoni

Ibrahimi: Me Dautin, Gostivari rikthehet në vendin e merituar

03/09/2025
Maqedoni

Kasami: Sebaedin Dauti garancia e drejtësisë dhe zhvillimit në Gostivar

03/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: BDI-së i duhet reformë e thellë, nga xhaxhi e teposhtë

03/09/2025
Maqedoni

Fetai: Gostivari me Sebaedinin, VLEN për ndryshim

03/09/2025
Next Post
Çfarë parasheh plani evropian për të zbatimin e së cilit diskutojnë Albin Kurti e Aleksandar Vuçiq

Çfarë parasheh plani evropian për të zbatimin e së cilit diskutojnë Albin Kurti e Aleksandar Vuçiq

VMRO caktoi edhe 16 kandidatë për kryetarë komunash

03/09/2025

Mexhiti: Me Sebaedinin – VLEN dhe ndryshimi bëhet realitet!

03/09/2025

Ibrahimi: Me Dautin, Gostivari rikthehet në vendin e merituar

03/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk