Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Pajisja me dokumente, mision i pamundur, numrat për caktimin e terminit, jofunksional

07/08/2023
Pajisja me dokumente, mision i pamundur, numrat për caktimin e terminit, jofunksional
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ardhja e mërgimtarëve ka shtuar numrin e kërkesave për t’i pajisur me dokumente identifikimi duke bërë që fluksi i qytetarëve nëpër sportelet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të jetë i madh. Ky proces nuk po rrjedh pa pengesa.

“Një katrahurë e vërtetë po ndodh në departamentin e Ministrisë së Punëve të Brendshme ku qytetarët duhet të aplikojnë për dokumente identifikimi, qoftë letërnjoftim apo pasaporta. Tentuam të shohim nëse funksionojnë dy numrat ku duhet të kontaktojnë për të lënë terminin, por siç do të shikoni pas pak të dy numrat janë jashtë funksionit.

Qytetarët thonë se nuk dinë si të sigurojnë termin, sepse edhe në mënyrë elektronike nuk u përgjigjet askush. Aleksandar Kapaevski sot ishte ardhur personalisht që të pyesë në sportel se çfarë hapash duhet të ndjekë, sepse djali i tij duhet të pajiset urgjentisht me letërnjoftim.

“Erdha për të aplikuar për letërnjoftim. Megjithatë, ka problem këtu në MPB, sepse telefonoj që sa ditë, dërgoj mail dhe nuk përgjigjet askush, numrat nuk ekzistojnë. Nuk kemi asnjë lloj kushti për të nxjerr letërnjoftim. Kur erdha pyeta personalisht si të caktoj termin më thanë “ nuk e di, provo”. Tashmë 15 ditë përpiqem. Askush nuk përgjigje, nuk shkon as zilja tek ato numra. Jam në situatë kur dokumenti më duhet me urgjencë. Ky është një kaos i paparë në Shkup. Kjo është e turpshme. Nuk e di se çfarë bën ai ministri, me gjasë ka shkuar me pushime ndokund. Duhet “ ta tërheqë dikush nga veshët”, por mesa duket nuk ka kush e bën,” tha Aleksandar Kapaevski – Qytetar.

Qytetarë duhet të aplikojnë për dokumente të reja identifikimi në mënyrë që tek të njëjtat të figurojë emri i ri i shtetit. Nga MPB thonë se afati për dokumentet të reja identifikimi me emrin e ri të shtetit do të vlejë më së voni më 12 shkurt 2024. Dokumentet e vjetra pas datës 12 shkurt 2024 nuk do të jenë të vlefshme, pavarësisht se kur skadojnë. Pra, nuk do të mund të kalohet kufiri me dokument të vjetër udhëtimi, me letërnjoftim të vjetër nuk do të kalohet kufiri dhe as nuk do të pranohet si dokument në institucione dhe me patentë shoferi të vjetër nuk do të lejohet drejtimi i mjetit motorik. Nga MPB thonë se po punojnë me kapacitet të plotë.

“Qytetarët për fat të keq, gjithmonë në periudhën e verës në momentin e fundit shohin se u ka kaluar afati i dokumenteve. Ndërsa këtu ndikon edhe nevoja për ndryshim të dokumenteve bazuar në Marrëveshjen e Prespës. Për këtë arsye kemi numër të lartë aplikuesish për t’u fotografuar dhe marrje të dokumenteve të reja personale. Ne po punojnë me tre turne, punojmë edhe gjatë fundjavave dhe gjatë festave në mënyrë që qytetarët të marrin dokumentet e tyre në kuadër të afatiti të parashikuar me ligj,” deklaroi Toni Angelovski- Zëdhënës i MPB-së.

Angelovski thonë se numrat e telefonit funksionojnë, por për shkak të ngarkesës nga numri i lartë i thirrjeve ndodh që qytetarët në disa përpjekje të mos mund të lidhen me operatorin. Ata që nuk arrijnë të kontaktojnë me operatorin, thotë Angelovski, terminin e tyre mund ta caktojnë online përmes faqes së Ministrisë së Punëve të Brendshme. /alsat.mk

Previous Post

Punonjësit shëndetësorë paralajmërojnë protesta për në shtator

Next Post

Struga TL mëson emrin e kundërshtarit për në plej of

Related Posts

Biznes

Tripunovski: Pritet një vjelje rekord prej mbi 100 milionë kilogramë rrush vere, deri më 4 shtator janë grumbulluar tashmë 30 milionë

06/09/2025
Aktuale

Mexhiti: Do të vendosen kamera dhe do të mbyllet çështja e deponisë në Likovë

06/09/2025
Maqedoni

VLEN hap Shtabin zgjedhor në Prespë, Ibrahimi: Gjithandej ndihet fryma e fitores!

06/09/2025
Maqedoni

Tetovarët nuk kanë më etje-Kasami jep lajmin e madh për lagjen 146 në Tetovë

06/09/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: Dua debat me Mickoskin, jo me ndërmjetësuesit e tij

06/09/2025
Aktuale

Raste të reja korrupsioni në horizont, Toshkovski: Prokuroria është selektive

06/09/2025
Next Post
Struga TL mëson emrin e kundërshtarit për në plej of

Struga TL mëson emrin e kundërshtarit për në plej of

KQZ certifikon listën e votuesve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë, mbi 2 milionë persona me të drejtë vote

06/09/2025

Grida Dumës i ndodh e papritura, i dashuri i saj e turpëron ‘live’ në emision

06/09/2025

Ky është futbollisti për të cilin po “luftojnë” Barcelona dhe Real Madridi

06/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk