Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Paga të njëjta në të gjitha universitetet / Me 85 vota në Kuvend u votua propozim-ligji për arsimin e lartë

07/03/2024
Paga të njëjta në të gjitha universitetet / Me 85 vota në Kuvend u votua propozim-ligji për arsimin e lartë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me ligj u harmonizuan paga e profesorëve të të gjitha Universiteteve publike. Kjo pasi në Kuvend me 85 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur kaloi propozim-ligji për Arsimin e lartë.

Paga të njëjta në të gjitha universitetet / Me 85 vota në Kuvend u votua propozim-ligji
Ky ndryshim erdhi pas revoltës së 5 universiteteve publike, të cilat reaguan pasi vetëm në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi pagat u rritën 22%, por jo edhe për ta, sepse nuk mund të firmosej marrëveshje kolektive në kohë zgjedhjesh.

Deputeti i BDI-së Arbër Ademi sqaroi se me këtë universitetet nuk mund të nënshkruajnë marrëveshje kolektive. Ai shton se qëllimi i këtij propozimi ligji është që të ketë unifikim të pagave në arsimin e lartë, duke pasur parasysh se USHKM ka nënshkruar marrëveshje kolektive me Kuvendin e RMV-së.

“Qëllimi i këtij propozimi ligji është që të kemi unifikim të pagave në arsimin e lartë duke pasur parasysh se USHKM ka nënshkruar marrëveshje kolektive me Kuvendin e RMV-së, me kryetarin e Kuvendit dhe në këto kushte dhe rrethana kur nuk mundemi të nënshkruajmë marrëveshje kolektive me të gjitha universitetet tjera publike na mbetet si mekanizëm që t’i njëjtësojmë vlerën e koeficienteve në ligjin për arsimin e lartë me çka do të jemi në një status të njëjtë të gjithë të punësuarave në të gjitha universitetet publike”, tha Arbër Ademi, deputet i BDI-së.

Ata që më zëshëm reaguan ditëve të fundit ishin sindikatat e 5 universiteve publike, të cilët e quanin diskriminim mosrritjen e pagave edhe për ta. Tash presin që ligji të zbatohet.

“Përshëndesim miratimin e plotësimit të ligjit për arsimin e lartë me të cilin u eliminua padrejtësia që na u bë pesë universiteteve publike në RMV. Tani mbetemi me besimin se zbatimi i këtij ligji do të hyjë në fuqi sa më parë, me çka punonjësve të universiteteve publike u kthehet dinjiteti profesional, prej kohësh i munguar”, tha Avni Avdiu, kryetar i Sindikatës UNT.

Krejt këto ndryshime u bënë pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kolektive me Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”. Kur ndodhi kjo, sindikatat e pesë universiteteve publike – atij të Tetovës, “Nënë Tereza” – Shkup, të Manastirit, të Shtipit dhe të Ohrit kërkuan nga Kuvendi si themelues i tyre që të nënshkruajnë marrëveshjet e tyre kolektive që të mos jenë të diskriminuar dhe në pozitë të pabarabartë në raport me Universitetin e Shkupit.

Previous Post

Mbret jo, i pasur po/ Bëhet publike pasuria e Lekës

Next Post

Bujar Osmani: Propozoj të gjithë kandidatët të kalojmë përmes vetingut

Related Posts

Maqedoni

Fatmir Limani: Në një mandat do të sjellim ndryshimin! Buxheti milionësh për realizim e projekteve do të mbetet në Kërçovë!

12/10/2025
Maqedoni

AKI: Shkupi nuk mund të ndahet me kufij etnikë – Kufizimi i festimeve, kthim para vitit 2001

12/10/2025
Maqedoni

VMRO-DPMNE: “14 milionë euro nga një tender i vetëm të Markovski Company me REK dhe ESM – a përfunduan tek Zaev dhe Filipçe në Bullgari?”

12/10/2025
Maqedoni

VLEN: Solidaritet, vetëdijesim dhe mbështetje për çdo grua në luftë me kancerin e gjirit

12/10/2025
Maqedoni

Haraçinë, tërhiqet kandidati i pavarur Fekri Bilalli, do të mbështes kandidatin e VLEN-it

12/10/2025
Aktuale

Moti sot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare

12/10/2025
Next Post
Bujar Osmani: Propozoj të gjithë kandidatët të kalojmë përmes vetingut

Bujar Osmani: Propozoj të gjithë kandidatët të kalojmë përmes vetingut

Fatmir Limani: Në një mandat do të sjellim ndryshimin! Buxheti milionësh për realizim e projekteve do të mbetet në Kërçovë!

12/10/2025

AKI: Shkupi nuk mund të ndahet me kufij etnikë – Kufizimi i festimeve, kthim para vitit 2001

12/10/2025

Mediat serbe pas ndeshjes: Na çnderuan mu në shpi!

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk