Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Padi penale për një zyrtar policie nga SPB Ohër, iu gjet lëndë narkotike në vendin e punës

02/04/2025
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale pranë MPB-së ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Ohër kundër A.M., zyrtar policie pranë SPB Ohër, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer vepër penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, sipas nenit 215 paragrafi 1 të Kodit Penal.

 

Në periudhën kohore kur punonjësi i policisë A.M. ka qenë i paraparë për punë dhe ka kryer detyra të punës për sigurimin e vilës Bela (ish-vila Maqedonia), në pronësi të Ministrisë për Punë të Brendshme, nga ana e të punësuarve në Departamentin për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale është kryer kontroll ndaj A.M. dhe në hapësirën e punës – shtëpiza e rojes, gjatë të cilit në hapësirën e punës, mbi tavolinën e punës, është gjetur një lugë metalike me substancë të bardhë pluhuri, një pecetë letre me substancë të bardhë pluhuri dhe një shishe plastike e vogël me lëng të panjohur, me një tub të improvizuar nga një kartëmonedhë prej 10 denarësh, e mbyllur me fletë alumini në hapjen e shishes, mbi të cilën kishte mbetje të një substance të panjohur.

 

Nga ana e të punësuarve të Departamentit për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale, A.M. është njoftuar për nevojën për t’iu nënshtruar testimit për praninë e metabolitëve të substancave narkotike në urinë në Institutin për Mjekësi Ligjore në Shkup. Nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në Ohër është konstatuar se A.M. është në gjendje të mirë të përgjithshme dhe mund të udhëtojë për në Shkup, por ai ka refuzuar të bashkëpunojë me të punësuarit e Departamentit dhe të nënshtrohet testimit.

Kundër A.M., nga ana e Departamentit për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale, është iniciuar tashmë procedurë disiplinore dhe është marrë masa e detyrueshme për largim nga vendi i punës – pezullim nga vendi i punës.

Previous Post

Gashi në Ditën e Ndërgjegjësimit për Autizmin: Bukuria e jetës qëndron në pasurinë e diversiteteve tona

Next Post

Sindikatat:Pagë minimale 500 euro ose grevë të përgjithshme dhe protesta

Related Posts

Aktuale

Nga java e ardhshme rritje të temperaturave

02/08/2025
Maqedoni

KFF Luboten në Ligën e kampionëve europian në futboll për femra! Hava Mustafa shënoi katër gola!

02/08/2025
Aktuale

Ky është vendi shembull i sigurisë rrugore, asnjë vdekje nga aksidentet gjatë vitit 2024

02/08/2025
Maqedoni

Pas videos manipulative të Halil Snopçes, Arben Fetai i përgjigjet Ermal Pandurit: “Nuk kam për çfarë të kërkoj falje”

02/08/2025
Maqedoni

Siljanovska-Davkova: Për shkak të ndarjes artificiale nga BE-ja dhe për arsye ekonomike, qytetarët synojnë shtetësinë e fqinjëve

02/08/2025
Aktuale

Azem Sadiki shpall kandidaturën e pavarur për një mandat të ri në Komunën e Studeniçanit

02/08/2025
Next Post

Sindikatat:Pagë minimale 500 euro ose grevë të përgjithshme dhe protesta

E rëndë/26 vjeçari i papunë prej kohësh, plagos nënën e tij disa herë me thikë!

02/08/2025

Skandal korrupsioni në Ukrainë/ Kontrata shtetërore me çmime të fryra për dronë

02/08/2025

Nga java e ardhshme rritje të temperaturave

02/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk