Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Pacientët e Onkologjisë bashkëpunojnë me Prokurorinë, informacione shtesë nga 10 qytetarë

11/09/2023
Pacientët e Onkologjisë bashkëpunojnë me Prokurorinë, informacione shtesë nga 10 qytetarë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tre pacientë, të cilët janë duke u trajtuar nga kanceri do të vëzhgojnë nga afër procesin para hetimor që po zhvillohet në Klinikën e Onkologjisë në Shkup. Për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie të procedurës, nga Prokuroria Themelore Publike do të lejojnë që tre pacientët të kenë qasje në dosjet e mbledhura nga grupi hetimor, shkruan Alsat.

Paraprakisht, ata duhet të nënshkruajnë deklarata që të garantojnë fshehtësinë e procedurës dhe të dhënat personale në të cilat do të kenë qasje. Në bazë të kërkesës së pacientëve onkologjikë të paraqitur në takimin e mbajtur më 7 shtator, Prokuroria sot do të kërkojë nga organizata joformale përmes së cilës pacientët të paraqesin kërkesat e tyre për të zgjedhur tre pacientë onkologjikë, të cilët do të kenë pasqyrë të drejtpërdrejtë në provat e mbledhura gjatë gjithë procedurës dhe në veprimet e ndërmarra. Përveç këtyre, linjat janë të hapura të denoncohet çdo informacion tjetër.

“Po ashtu, gjatë ditës së sotme me Prokurorin Publik kompetente janë kontaktuar përmes telefonit rreth 10 qytetarë, të cilët dëshirojnë ta ndihmojnë procedurën me dijeninë e tyre. Prokuroria inkurajon të gjithë qytetarët që kanë informacione në lidhje me këtë rast që të lajmërojnë organet kompetente”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Përderisa organet kompetente zotohen se po punojnë me gjitha kapacitet, për VMRO DPMNE-në po hymë në javën e dytë që nuk ka asgjë zyrtare për rastin. Zëdhënësi i partisë Naum Stoilkovski, tha se Prokuroria Publike e ka detyrimin të dalë publikisht dhe të ndajë njohuritë për këtë skandal.

“Pas 10 ditësh Prokuroria Publike nuk del në publik për të shpallur detaje që nuk do ta cenojnë rastin. Dhe pas 10 ditësh në klinikë po punojnë të njëjtët mjekë, i njëjti staf. Të njëjtat parti që emërojnë drejtorët e asaj klinike janë ende në pushtet dhe kështu mund të ndikojnë në hetim. Dhe me të gjitha këto shkatërrojnë besueshmërinë e klinikës, besueshmërinë e mjekëve në tërësi, besimin e publikut në shëndetësi, institucionet dhe shtetin”, u shpreh Naum Stoilkovski, Zëdhënës i VMRO DPMNE-së.

Ndërkaq, ndryshe e komenton LSDM-ja. Sipas tyre MPB-ja dhe Prokuroria, për herë të parë pas 20 vitesh, hynë në Onkologji dhe nisën pastrimin. Ata thonë se DPMNE ka rënë aq poshtë sa po keqpërdor pacientët dhe me veprimet e saj po mundohet të dëmtojë gjithë procedurën.

Nga LSDM thonë se hetimi nuk duhet të jetë subjekt i manipulimeve politike, por i tillë është kapaciteti i DPMNE-së. Sipas tyre, kjo vërteton se Mickoski ka frikë se çfarë do të tregojë hetimi, për gjithçka që është bërë në Onkologji me skemën e tmerrshme të krijuar shumë vite më parë./ Alsat.mk

Previous Post

Fati Vejseli dhe Besir Alili gati për Botërorin e seniorëve në Beograd

Next Post

“Armëpushim” Vuçiç-Osmani në Shkup, Presidenti serb veçon Kurtin si konfliktual

Related Posts

Maqedoni

Gjeorgjievski: Për 72 orë Shkupi do të pastrohet

25/10/2025
Maqedoni

Intensifikohen aktivitetet e kundërkandidatëve për kryetarë komune tetë ditë para votimit përfundimtar më 2 nëntor

25/10/2025
Maqedoni

VLEN: Me fjalorin e tij, Ali Ahmeti ia vuri drynin AKI-së!

25/10/2025
Maqedoni

Policia e Maqedonisë 1.065 gjoba për një ditë për shkelje në trafik

25/10/2025
Maqedoni

Fatmir Limani: 11 arsyet e tjetërlloj raundit të dytë

25/10/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

25/10/2025
Next Post
“Armëpushim” Vuçiç-Osmani në Shkup, Presidenti serb veçon Kurtin si konfliktual

“Armëpushim” Vuçiç-Osmani në Shkup, Presidenti serb veçon Kurtin si konfliktual

Gjeorgjievski: Për 72 orë Shkupi do të pastrohet

25/10/2025

Batutat për Trump, Rama: Ishte shaka mes miqsh, më mërziti që demokratët në SHBA e përdorën kundër Presidentit

25/10/2025

A do t’i ketë votat për formimin e Qeverisë? Albin Kurti sërish zgjedh heshtje

25/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk