Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Osmani:Nevojitet vendim strategjik për integrimin e përshpejtuar të rajonit në BE

22/05/2023
Osmani:Nevojitet vendim strategjik për integrimin e përshpejtuar të rajonit në BE
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në Bruksel mori pjesë në takimin joformal të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Këshillit të Punëve të Jashtme, me të cilin kryesonte Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Zhosep Borrell.

Në fokusin e bisedimeve ishte situata aktuale në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe proceset e tyre euro integruese në kuadër të agresionit të pajustifikuar rus ndaj Ukrainës.

Osmani rikonfirmoi qëndrimin konsistent të vendit tonë si partner kredibil i BE-së në zbatimin e politikës së jashtme të BE-së dhe partnerëve transatlantikë, duke rikujtuar se, në raport me Ukrainën, Maqedonia e Veriut e mbështeti plotësisht qasjen e BE-së, duke dhënë mbështetje të madhe ushtarake, ekonomike dhe gjithsesi politike për pavarësinë dhe sovranitetin e saj, si dhe për rrugën e saj evropiane.

“Agresioni rus ndaj Ukrainës e ka theksuar urgjencën që të kombinohet natyra e brendshme dhe transformuese e politikës së zgjerimit së bashku me dimensionin e saj të pashmangshëm të politikës së jashtme. Interesi ynë i përbashkët është t’i eksplorojmë mënyrat më efektive si ta minojmë ndikimin e vendeve të treta jodemokratike në zemrën e Evropës. Duhet një vendim strategjik për integrim të përshpejtuar të rajonit në BE.” – konkludoi ministri Osmani.

Osmani theksoi se Maqedonia e Veriut jo vetëm që po bën përpjekje të mëdha për të përmbushur kriteret për anëtarësim në Union, por është bërë shembull në të gjithë rajonin me kulturën e dialogut dhe zgjidhjen me kompromis të çështjeve të hapura.

“Edhe pse nuk jemi drejtpërdrejt në fushën e betejës, megjithatë jemi në fushën e betejës të narrativave dhe dezinformatave dhe duhet t’i shmangim këto përpjekje dhe të hapemi ndaj mundësive përmes pajtimit, dialogut, tejkalimit të trashëgimisë të së kaluarës dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me mirëkuptim, respekt dhe zgjidhje reciprokisht të pranueshme.”- theksoi Osmani.

Në margjinat e mbledhjes së Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së, Osmani realizoi takim bilateral me Komisionerin Evropian Oliver Varhej, ku diskutoi për rrjedhën e shkëlqyer të procesit të skriningut dhe nevojën e miratimit të ndryshimeve kushtetuese me qëllim të vazhdimit të negociatave të anëtarësimit në linjë të përshpejtuar rritëse.

Në kuadër të vizitës së punës në Bruksel, Ministri Osmani u takua me Drejtoreshën e Politikave Strategjike të Institutit të Brukselit, Miqtë e Europës, Darmendra Kanani, me të cilën nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi në lidhje me organizimin e Forumit të Prespës për Dialog, i cili këtë vit mbahet më 15 dhe 16 qershor në Strugë. Bashkëpunimi me këtë Think-tenk prestigjioz vjen me iniciativën e tyre, ku paraqet edhe një konfirmim të imazhit pozitiv dhe etablimit të Forumit të Prespës për Dialog në rajon dhe Evropë.

Previous Post

Shkrimtari i njohur Skender Sherifi realizoi takim letrar me studentët e Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tetovës

Next Post

Incidenti në shkollën e Butelit: I mituri merret në bisedë informative në MPB

Related Posts

Aktuale

Ganiu: Çairi nikoqir i kampit të parë zyrtar të FC Barcelonës

10/05/2025
Maqedoni

Digjet një butik në zonën e Karposhit

10/05/2025
Aktuale

TV Star: Vrasësi turk në Shtip ka ardhur nga Adana enkas për gjakmarrje

10/05/2025
Maqedoni

Pastrimi në letër, plehra në rrugë – Nevzati denoncon farsën e planit operativ!

10/05/2025
Aktuale

Ahmeti për gjykimin në Hagë: Padrejtësi ndaj UÇK-së, nisi me akuza të pabaza

10/05/2025
Maqedoni

Filipçe jemi dakorduar për një takim me Taravarin

10/05/2025
Next Post
Incidenti në shkollën e Butelit: I mituri merret në bisedë informative në MPB

Incidenti në shkollën e Butelit: I mituri merret në bisedë informative në MPB

Reagon pas ngjarjes tragjike bashkëshortja e dizajnerit Festim Isufi

10/05/2025

Ali Ahmetit nga takimi në Strugë: Kurrë skam bërë kompromis dhe nuk do bëj

10/05/2025

Ganiu: Çairi nikoqir i kampit të parë zyrtar të FC Barcelonës

10/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk