Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Osmani u dërgon letër deputetëve në para fillimit të diskutimit për ndryshimet kushtetuese

17/08/2023
Osmani u dërgon letër deputetëve në para fillimit të diskutimit për ndryshimet kushtetuese
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani në prag të fillimit të diskutimit për ndryshimet kushtetuese uka dërguar letër deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Në vazhdim mund të lexoni letrën e Osmanit dërguar deputetëve.

Të nderuar deputetë

Të premten do të fillojë diskutimi, e më pastaj votimi për çështjen e dytë më të rëndësishme që çdo legjislaturë parlamentare duhet ta kishte bërë në historinë e vendit pas pavarësisë – pas anëtarësimit në NATO, arritja e qëllimit të dytë strategjik të shtetit për anëtarësim në familjen e shteteve progresive evropiane. Të premten, Ju do të vendosni për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut, përcaktim ky për të cilin jemi duke punuar dhe kanë punuar të gjitha Qeveritë në 30 vitet e fundit. Nga Ju varet nëse me pranimin e ndryshimit të Kushtetutës do t’i vazhdojmë bisedimet për kapitujt e anëtarësimit në Union apo do të ngecim në negociata për një afat më të gjatë, deri në një mundësi të re, pa asnjë garanci suksesi, duke nxitur procesin e “pasaportizimit” të qytetarëve që kërkojnë një të ardhme evropiane për veten e tyre.

Besoj dhe e di që secili prej jush dëshiron që të jemi anëtarë të Unionit të përbërë nga vendet më demokratike dhe më të pasura në botë që garanton paqe, zhvillim demokratik dhe prosperitet ekonomik.

Në procesin e negociatave kishim për qëllim ruajtjen dhe forcimin e gjuhës maqedonase dhe identitetit nacional maqedonas. Me plot përgjegjësi them se ia dolëm. Gjuha maqedonase është pranuar dhe votuar për herë të parë në Këshillin e BE-së mes shteteve anëtare dhe është pa mëdyshje pjesë e gjuhëve evropiane. Askush nuk mund ta mohojë këtë fakt.

I kuptoj të gjithë ata që kanë frikë nga mundësia e përpjekjeve të mëtejshme për mohim dhe për të vendosur kushte të reja bilaterale. Me shumë përgjegjësi pohoj se çështjet historike dhe identitare nuk janë pjesë e udhërrëfyesve dhe dispozitave nga të cilat varet hapja dhe mbyllja e kapitujve. Me këtë ndryshim të Kushtetutës, ne vetëm do ta përforcojmë pozitën tonë ndërkombëtare dhe do ta rrisim mbështetjen ndërkombëtare për qëllimet tona. Përmes negociatave do të përmirësohen dhe forcohen dukshëm mundësitë për të vazhduar promovimin dhe avancimin e veçantisë, historisë dhe kulturës nacionale maqedonase.
Çdo njeri dhe politikan/e do të ishte i/e lumtur të ngelte në kujtesën e historisë që ka vepruar në mënyrën e duhur kur ka qenë më së shumti e rëndësishme. Të ngelet në kujtesë se ka qenë në anën e duhur, se nuk ka hezituar në vendimin me të cilin ka ndihmuar vendin të ecë përpara, ndërsa njerëzit në të të jetojnë më mirë.

Unë personalisht nuk kam asnjë dyshim se me këtë ndryshim të Kushtetutës do të bëjmë çfarëdo lloj gabimi, përkundrazi do të hapim një kapitull të ri të zhvillimit dhe stabilitetit për qytetarët tanë.
Siç e kam përsëritur tani më shumë herë në të gjitha paraqitjet e mia publike, ky ndryshim nuk ndryshon asgjë në pozitën e bullgarëve në Maqedoni dhe në lidhje me të drejtat që deri më tani i kishin dhe të cilat ua garantonte Kushtetuta.

Ky ndryshim na jep mundësi që Republikës së Bullgarisë dhe botës t’u dëshmojmë se ata nuk janë të diskriminuar, sepse në realitet është kështu. Kjo është mundësi që tua marrim të gjitha argumentet dhe pastaj të nxitojmë drejt proceseve reformuese, të cilat janë më të rëndësishmet për qytetarët tanë dhe në interesin tonë më të mirë.

Me ndryshimin e Kushtetutës do të qartësohet se krahas popullit maqedonas në vend jeton edhe një pjesë e popullit bullgar, i cili është ndryshe.

Dhe në fund, e them me përgjegjësi se këtë nuk po e bëjmë nën diktatin e Bullgarisë e as për shkak të shantazhit nga ana e saj. Ky është kompromis në negociata pasi që memorandumi i tyre deri tek BE për mosnjohje të gjuhës dhe kombit maqedonas nuk mori mbështetje nga vendet anëtare. Kompromis me të cilin e mbrojtëm gjuhën dhe identitetin maqedonas.

PISMO

Previous Post

Maqedoni, nga shtatori çmime më të larta të disa shërbimeve postare

Next Post

Dogana e Maqedonisë sekuestroi 1.890.000 lekë, gjegjësisht rreth 18.000 euro

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Next Post
Dogana e Maqedonisë sekuestroi 1.890.000 lekë, gjegjësisht rreth 18.000 euro

Dogana e Maqedonisë sekuestroi 1.890.000 lekë, gjegjësisht rreth 18.000 euro

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk