Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Osmani: Roli i gruas në proceset e sigurisë është kyç për shoqëritë demokratike

05/09/2023
Osmani: Roli i gruas në proceset e sigurisë është kyç për shoqëritë demokratike
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sigurimi i kushteve që do të garantojnë se gratë kanë rol të rëndësishëm në vendimmarrje, përfshirë edhe sektorin politik dhe të sigurisë, është e një rëndësie të veçantë për stabilitetin në rajonin e OSBE-së, i cili ballafaqohet me sfidën më komplekse të sigurisë, siç është agresioni ushtarak rusis ndaj Ukrainës.

Prandaj, Kryesimi i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në si një nga prioritetet kryesore e ka vendosur barazinë gjinore në të trija dimensionet e OSBE-së – dimensionin e sigurisë, dimensionin ekonomik dhe atë njerëzorë. Këtë e theksoi kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në Universitetin e Shtulit në Tetovë, në hapjen e Konferencës për Barazi Gjinore dhe Forcimin e Pozitës së Gruas, organizuar në kuadër të Kryesimit të OSBE-së në vitin 2023, e cila njëherit është edhe konferenca e parë e OSBE-së për barazinë gjinore.

“Themelimi i këtij institucioni në vend dha mundësi që të forcohet nja nga përshpejtuesit bazë për përmirësimin e rolit të grave dhe vajzave – që është qasja në arsimin e lartë, i cili shërben si bazë për përfshirjen më të madhe të tyre në proceset e përgjithshme shoqërore dhe vendimarrëse” -tha Osmani.

Njëherit, kryesuesi theksoi se OSBE-ja do të vazhdojë punën e saj në terren në drejtim të avancimit të mëtejshëm të barazisë gjinore dhe forcimit të pozitës së grave me mbështetjen e vendeve pjesëmarrëse dhe institucioneve të OSBE-së, ndërsa një pjesë e iniciativave do të prezantohen në kuadër të Konferencës.

“Si prioritete të punës sonë në terren, vazhdojmë me mbështetjen për pjesëmarrje më të madhe të grave në ndërtimin e paqes dhe sigurisë përmes përfshirjes së tyre të drejtpërdrejtë në tryezën e bisedimeve dhe në proceset e paqes. Do t’i referohemi ndikimit t; korrupsionit tek gratë dhe se si ai pengon shfrytëzimin e potencialit të tyre të plotë në shoqëri dhe ekonomi. Do të prezantohen mënyrat se si të rritet pjesëmarrja politike e grave dhe të tejkalohen pengesat me të cilat gratë ballafaqohen gjatë procesit të vendimmarrjes. Njëherit do të diskutojmë se çfarë aktivitetesh nevojiten për t’u ballafaqur me diskriminimin strukturor dhe dhunën me bazë gjinore, përfshirë edhe ngacmimet online”, tha Osmani në fjalimin e tij.

Osmani theksoi se Konferenca ndërlidhet me iniciativën e MPJ-së “Gratë në politikën e jashtme”, e cila është formuar në vitin 2021 me qëllim të forcimit të rolit të grave në diplomaci. Kjo iniciativë u shndërrua në ngjarje vjetore dhe në krijimin e rrjetit rajonal të grave diplomate në Evropën Juglindore, theksoi Osmani.

Konferenca për barazi gjinore dhe forcimin e pozitës së gruas që do të mbahet në Tetovë do të zgjasë dy ditë, më 5 dhe 6 shtator.

Previous Post

Basketbollisti serb heq veshkën pas goditjes me bërryl nga kundërshtari

Next Post

Zbulohet sasi e madhe e armatimit në Zveçan, policia jep detaje

Related Posts

Maqedoni

Vdiq mjeku i luftës dhe i paqes, Aliriza Osmani – Alushi

17/08/2025
Maqedoni

Sopi reagon ndaj kërkesës së BDI-së për dorëheqje: Po të mos ishte për të qeshur, do ishte për të qarë!”

17/08/2025
Maqedoni

Menduh Thaçi thyen pritshmëritë: Asnjë kandidat, asnjë listë – PDSH jashtë zgjedhjeve!

17/08/2025
Maqedoni

Raste ekstreme në Shkup: Tentim-vrasje ndaj gjyshes, paraburgim për 28-vjeçaren e dyshuar

17/08/2025
Maqedoni

Vihet nën kontroll zjarri mbi Sllupçan, Nexhmedin Sadiku në terren me drejtorin e QMK-së

17/08/2025
Maqedoni

Leskovica demanton përçarjet në degën e BDI-së në Çair: “Do të jem krah për krah me Bujar Osmanin deri në fitore”

17/08/2025
Next Post
Zbulohet sasi e madhe e armatimit në Zveçan, policia jep detaje

Zbulohet sasi e madhe e armatimit në Zveçan, policia jep detaje

Qeveria britanike jep udhëzime mbijetese në rast fatkeqësish, 9 gjërat që duhet të ketë çdo shtëpi

17/08/2025

​Bieber, Jenner dhe Hadid tregojnë se si të dukeni elegante për një dalje në mbrëmje

17/08/2025

Pagat në Zvicër pritet të rriten në vitin 2026, prin sektori i ndërtimit

17/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk