Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Osmani: Qeveria miratoi ndryshimet e ligjit për masa kufizuese, me të cilat listat amerikane dhe britanike bëhen bazë për sanksionim

16/01/2024
Osmani: Qeveria miratoi ndryshimet e ligjit për masa kufizuese, me të cilat listat amerikane dhe britanike bëhen bazë për sanksionim
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të jashtme, Bujar Osmani përmes profilit të tij në Fejsbuk ka njoftuar se Qeveria në seancën e sotme i ka miratuar ndryshimet e Ligjit për masa kufizuese, me të cilat, siç thotë, listat amerikane dhe britanike bëhen bazë për sanksionim edhe nga institucionet tona.

Shefi i diplomacisë Osmani javën e kaluar në brifing për mediat theksoi se Ministria e Punëve të Jahstme fillon debat publik lidhur me ndryshimet e Ligjit për masa restriktive, të cilat kanë për qëllim zgjerimin e shtrirjes së këtyre masave kufizuese, si dhe instrumentet që janë në dispozicion të shtetit në kushte të masave kufizuese të vendosura.

“Konform zgjidhjes aktuale, Ligji për masa kufizuese i rregullon çështjet e vendosjes, ndryshimit dhe ndërprerjes së validitetit të masave restriktive, si dhe mekanizmat e koordinimit dhe mbikëqyrjes së zbatimit të të njëjtave, si dhe baza për vendosje të masave kufizuese në zgjidhjen aktuale janë – rezoluta të domosdoshme të Këshillit të Sigurisë të KB-së, akte juridike të BE-së, organizata tjera, ku është i anëtarësuar vendi dhe me kërkesë të organeve kompetente të shteteve tjera për çështje të terrorizmit dhe përhapjes së armëve”, theksoi Osmani në një deklaratë për media pas brifingut me gazetarët.

Atë që e propozojmë me këto ndryshime të Ligjit në këtë debat publik, shtoi Osmani është që të shtohen si bazë për vendosje të masave kufizuese nga ana e shtetit dhe akteve juridike të SHBA-së dhe akteve juridike të Mbretërisë së Bashkuar, që do të thotë krahas Këshillit të Sigurisë, Bashkimit Evropian, tani edhe aktet juridike të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar janë bazë e vlefshme për vendosje të masave restriktive.

“Si instrumente që shteti i ka me rastin e vendosjes së masave kufizuese, përveç embargos së armëve, ndalimi i hyrjes në Maqedoninë e Veriut për qytetarët që nuk janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, natyrisht edhe masat financiare duke përfshirë konfiskimin e pasurisë, megjithatë zgjerohet Ligji edhe me një shtrirje dhe ky është i pari, nga qëllimet e Ligjit, përveç sigurisë ndërkombëtare, demokracisë, korrupsionit, shpërdorimit të detyrës zyrtare dhe kërcënimet hibride ndaj shtetit janë futur edhe si synime që duam t’i arrijmë me ndryshimet në Ligjin për masat kufizuese, si dhe janë shtuar dy instrumente të rëndësishme, pasi institucioni propozues është i obliguar që të gjitha provat materiale, jomateriale t’i dorëzojë në Prokurorinë Publike dhe Prokuroria Publike është e obliguar ligjërisht të fillojë menjëherë një procedurë, një procedurë penale, duke përfshirë konfiskimin e pasurisë dhe nëse ky hetim përfundon me ngritjen e akuzës, atëherë futen dy instrumente të reja, që është pezullimi i përkohshëm i funksionit publik dhe ndalimi për pjesëmarrje në procesin e furnizimit publik deri në vendimin e plotfuqishëm të gjykatës”, sqaroi Osmani.

Kjo, nënvizoi Osmani, janë ndryshimet kushtetuese të Ligjjit për masa kufizuese, shtimi i akteve jurudike të SHBA-së si bazë për vendosje krahas atyre të BE-së dhe detyrimit që institucioni propozues që t’i kërkojë dhe t’i parashtrojë të gjitha dëshmitë materiale deri në Prokurori me aktakuzë, parandalim të përkohshëm të kryerjes së funksionit publik dhe ndalesës për pjesëmarrje në procedurë për furnizime publike nëse bëhet fjalë për subjete juridike.

Previous Post

Aksident i rëndë në Turqi, autobusi del nga rruga, 9 viktima dhe 30 të lënduar

Next Post

Kabineti i presidentit: Pendarovski nuk ka marrë përsipër të negociojë me Greqinë

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Next Post
Kabineti i presidentit: Pendarovski nuk ka marrë përsipër të negociojë me Greqinë

Kabineti i presidentit: Pendarovski nuk ka marrë përsipër të negociojë me Greqinë

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk