Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Osmani përshëndeti instrumentin e ri të BE-së për Ballkanin Perëndimor në vlerë prej 6 miliardë euro

13/03/2024
Osmani përshëndeti instrumentin e ri të BE-së për Ballkanin Perëndimor në vlerë prej 6 miliardë euro
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri Osmani mori pjesë në brifingun me Zëvendës kryenegociatoren dhe Sekretaren Shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Drita Abdiu Halili dhe Misionin e Maqedonisë së Veriut në BE për përshpejtimin e procesit të integrimit të vendit në BE.

Ministri u njoftua për vendimet e fundit në Bruksel të cilat janë në drejtim për shumë integrimit para vetë anëtarësimit.

Në këtë drejtim, Osmani e përshëndeti miratimin e qëndrimeve të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit për Reformën dhe Planin e Zhvillimit të Ballkanit Perëndimor. Me mbështetje pothuajse unanime, eurodeputetët treguan përkushtim të qartë ndaj politikës së zgjerimit dhe proceseve reformuese që do të forcojnë vlerat e BE-së në rajon, duke u fokusuar në transparencën, sundimin e ligjit dhe integrimin ekonomik.

Paraprakisht, javën e kaluar, edhe Këshilli e miratoi qëndrimin e tij dhe pritet që deri në fund të prillit të këtij viti të përfundohet procedura për miratimin e kësaj rregullativeje që do t’u mundësojë vendeve të rajonit qasje në instrumentin e ri financiar me vlerë prej 6 miliardë euro që do të financojë zbatimin e reformave – të ngjashme me instrumentet në dispozicion të shteteve anëtare.

Pjesa tjetër e planit i dedikohet qasjes së kompanive nga Maqedonia e Veriut dhe rajonit në tregun unik të Unionit, por edhe përfitimeve për qytetarët e vendit tonë. Në këtë fazë janë përcaktuar 4 prioritete për këtë qëllim:
– përfshirja e sistemit bankar të Maqedonisë së Veriut në SEPA – sistemi i vetëm i pagesave në BE
– lenta jeshile me vendet anëtare
– qasja falas në internet
– qasja në qendrat e inovacionit digjital

Me SEPA në mënyrë konkrete u mundësohet qytetarëve që shpejt dhe pa provizion të transferojnë mjete/para nga bankat në BE në bankat në Maqedoninë e Veriut. Kjo do të kontribuojë në kursime të mëdha për qytetarët tanë, kohë dhe para, të cilët punojnë në një nga 36 vendet pjesëmarrëse në SEPA.

Plani i Reformës dhe zhvillimit ka për qëllim të inkurajojë reformat socio-ekonomike në Ballkanin Perëndimor dhe përafrimin e politikave me BE-në, duke vendosur kornizë të qartë që lidh mbështetjen financiare me indikatorë të qartë të progresit.

Njëherit, duke pasur parasysh lidershipin tonë në rajon pas harmonizimit me PPJS, por edhe me politikën e vizave të BE-së, të cilat janë edhe si parakushte për të marrë mbështetje nga ky instrument i ri i BE-së.

Previous Post

Euro 2024, UEFA rihap shitjen e biletave

Next Post

​Klopp tregon nëse po e mendon opsionin e qëndrimit te Liverpooli

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Next Post
​Klopp tregon nëse po e mendon opsionin e qëndrimit te Liverpooli

​Klopp tregon nëse po e mendon opsionin e qëndrimit te Liverpooli

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk