Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Osmani për reformat në arsim: Më pak nxënës në klasë, telefonat jashtë klasave

28/08/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bujar Osmani, kandidat për kryetar i Komunës së Çairit, sot para mësimdhënësve paraqiti vizionin e tij për një qasje krejtësisht të re në arsim, me tetë masa sistemike që duhet ta rikthejnë motivimin e mësuesve, të mbështesin prindërit dhe të sigurojnë shkollim dinjitoz për çdo fëmijë.

“Nuk ka investim më të rëndësishëm se ai tek fëmijët, por edhe tek ata që kujdesen për ta, mësuesit. Ata janë si prindërit e dytë, me ta fëmijët tanë kalojnë një pjesë shumë të madhe të kohës së tyre dhe duhet të jenë të motivuar, të shpërblyer dhe të respektuar”, tha Osmani në takim.

Ai theksoi se Çairi meriton të jetë komunë ku arsimi do të jetë prioriteti numër një. “Asnjë bulevard, asnjë ndërtesë nuk është më e rëndësishme se mundësia që çdo fëmijë të ketë fëmijëri dinjitoze dhe arsim cilësor. Ky është zemra e vizionit tim për Çairin, një komunë moderne, gjithëpërfshirëse dhe e sigurt.”

Për të siguruar vëmendje dhe kushte më të mira për të mësuar, Osmani tha se do të kufizohet numri i nxënësve në klasat, sidomos në shkollat ku aktualisht ka deri në 35 fëmijë.

“Uniforma, çanta dhe ushqim falas për çdo fëmijë: Masë e orientuar drejt lehtësimit të barrës financiare për prindërit, veçanërisht për familjet me më shumë fëmijë.

Qendër për mbështetje psiko-sociale: Psikologë, logopedë dhe këshillimore do të jenë në dispozicion për të mbështetur shëndetin mendor të fëmijëve – jo vetëm në situata krize, por edhe në mënyrë parandaluese.

Përfshirje e plotë për fëmijët me aftësi të kufizuara: Do të bëhet një rishikim i qasjes në shkolla, do të punësohen profesionistë dhe do të punohet në edukimin dhe pranimin si pjesë e procesit edukativo-arsimor.

Programi “Shtëpia ime e dytë” – aktivitete pas mësimit: Kurse gjuhësore, klube artistike, punëtori teknologjike dhe mësim plotësues, të gjitha këto në shkolla që do të vazhdojnë të funksionojnë edhe pasdite si një ambient i sigurt për fëmijët.

Zhvillimi i sportit shkollor: Rekonstruksioni i sallave dhe oborreve shkollore, ligat shkollore komunale dhe bashkëpunimi me klubet sportive do të sigurojnë aktivitet fizik dhe zhvillimin e frymës ekipore tek fëmijët.

Ndalimi i telefonave celularë në shkollë: Përmes programit “Mëso me mend, jo me ekran”, do të vendoset rregull që telefonat celularë të lihen gjatë orëve, për të përmirësuar vëmendjen dhe për të nxitur komunikimin e drejtpërdrejtë.

Fond për inovacione dhe mbështetje për mësuesit: Mësuesit që tregojnë iniciativë do të marrin mbështetje financiare, për të stimuluar kreativitetin, përkushtimin dhe qasjen inovative në mësimdhënie.
“Për arsimin kemi një program serioz, të detajuar, të krijuar nga bisedat me prindërit, mësuesit dhe fëmijët. Prandaj premtoj: Çairi do të bëhet vend ku çdo fëmijë do të ketë mundësi, ku prindërit do të kenë mbështetje, e mësuesit do të kenë vlerësim”, theksoi Osmani.

Previous Post

VLEN: Shqiptarët e ndëshkuan BDI-në, Taravari sot përkulet para Ahmetit e Grubit

Next Post

Paralizohet në fytyrë ish-banori i BBVA, shokon me rrëfimin

Related Posts

Maqedoni

Elmazi: Llaskarca do të ketë shkollë të re, ndryshimi është i pashmangshëm!

11/10/2025
Maqedoni

Ibrahimi nga Likova: Sa herë që ata flasin për nderin e shqiptarit, është mirë t’i jepet lista e të burgosurve shqiptar nëpër raste të montuara

11/10/2025
Maqedoni

Nexhmedin Sadiku: Do ta sjellim ndryshimin e shumëpritur në Likovë

11/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Çairi investon në kampionët e vet

11/10/2025
__kateg

Visar Ademi: Është koha që ta pastrojmë Gostivarin nga korrrupsioni dhe dhe ta rindërtojmë ekonominë

11/10/2025
Maqedoni

Bilall Kasami: Kur gratë dëgjohen, shoqëria ecën përpara

11/10/2025
Next Post

Paralizohet në fytyrë ish-banori i BBVA, shokon me rrëfimin

Tirana vishet kuqezi, tifozët ndezin atmosferën në shesh (VIDEO)

11/10/2025

Elmazi: Llaskarca do të ketë shkollë të re, ndryshimi është i pashmangshëm!

11/10/2025

Ibrahimi nga Likova: Sa herë që ata flasin për nderin e shqiptarit, është mirë t’i jepet lista e të burgosurve shqiptar nëpër raste të montuara

11/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk