Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Osmani para shefave të misioneve të OSBE-së në Serbi, Kosovë dhe Shkup ka prezantuar planin për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës

02/07/2023
Osmani para shefave të misioneve të OSBE-së në Serbi, Kosovë dhe Shkup ka prezantuar planin për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në Shkup zhvilloi takim me shefat e misioneve të OSBE-së në Serbi, Kosovë dhe në Shkup, ambasadorët Jan Bratu, Majkëll Davenport dhe Kilian Vall.

Në fokus të bisedimeve ishin situata në veri të Kosovës dhe marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës. Osmani para ambasadorëve të OSBE-së e prezantoi planin 9-pikësh, i cili duhet të ndihmojë në deeskalimin e situatës dhe të kontribuojë në arritjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe procese demokratike.

“Është inkurajuese të dëgjosh mendimet e tyre për perspektivat e mundshme të planit për deeskalimin e situatës që kam paraqitur si Kryesues i OSBE-së. Udhërrëfyesi i ofruar inkurajon atmosferë të dialogut dhe të bashkëpunimit”, tha Osmani në takim.

Gjithashtu, Osmani u ka prezantuar shefave të misioneve të OSBE-së në Serbi, Kosovë dhe Shkup edhe prioritetet e Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në me fokus Europën Juglindore. Këto prioritete synojnë forcimin e besimit, luftën kundër korrupsionit dhe veprimin klimatik.

“Pajtimi është i një rëndësie të veçantë si prioritet kryesor, një hap përpara drejt arritjes së paqes së qëndrueshme dhe bashkëpunimit në rajon”, theksoi Osmani.

Në drejtim të prioriteteve të Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, Osmani dhe ambasadorët diskutuan edhe për Konferencën e ardhshme kundër korrupsionit në Europën Juglindore, e cila do të mbahet në vend.

Previous Post

Prifti i krishterë me 100 000 mijë pasuesit e tij u konvertuan në muslimanë

Next Post

Besimi: Fletobligacioni i qytetarëve është ndër produktet financiare më të favorshme dhe investim pa rrisk

Related Posts

Maqedoni

Blerim Bexheti s’do të jetë më koordinator i GP të BDI-së: U tërhoqëm, nuk na shkarkuan! Do të jem aktiv në BDI

04/11/2025
Maqedoni

Çka pas zgjedhjeve?

04/11/2025
Maqedoni

Ibrahimi sfidon Ali Ahmetin: Kur të duash shkojmë në zgjedhje të parakoshhme parlamentare!

04/11/2025
Maqedoni

Aksident tragjik në Maqedoni! Dy të vdekur, tre të lënduar

04/11/2025
Maqedoni

Kryeministri Mickoski: E ardhmja e vendit tim është brenda BE-së

04/11/2025
Maqedoni

BDI shkarkon Blerim Bexhetin dhe emëron Rina Ajdarin si kordinatore të grupit parlamentar

04/11/2025
Next Post
Besimi: Fletobligacioni i qytetarëve është ndër produktet financiare më të favorshme dhe investim pa rrisk

Besimi: Fletobligacioni i qytetarëve është ndër produktet financiare më të favorshme dhe investim pa rrisk

Publikohet “ilegalisht” dueti i Dafina Zeqirit me Feron

04/11/2025

Gratë me inteligjencë më të lartë kanë më pak dëshirë për të pasur fëmijë

04/11/2025

Kënga e Rita Orës dhe Yll Limanit do të publikohet këtë të premte

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk