Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Osmani njoftoi një set mekanizmash për bashkëjetesë dhe barazi: Çairi do të jetë oaza e bashkësisë dhe dinjitetit

19/09/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, sot mbajti një konferencë për shtyp në qendër të komunës, ku njoftoi iniciativa konkrete për forcimin e bashkëjetesës dhe avancimin e shoqërisë multietnike, si përgjigje ndaj retorikës gjithnjë e më të rrezikshme që po e cenon frymën e Marrëveshjes së Ohrit.

“Jemi këtu sot, në zemër të Çairit, për të dërguar një mesazh të qartë: e ardhmja e komunës sonë dhe e shtetit tonë nuk do të ndërtohet mbi ndarje, por mbi shpresë, bashkëjetesë dhe mundësi të barabarta për të gjithë,” theksoi Osmani, duke nënvizuar se karakteri multietnik i shtetit nuk është dobësi, por forca më e madhe.

“Që nga Marrëveshja e Ohrit e deri më sot, kemi mësuar se kur popujt, komunitetet respektohen, kur të gjithë ndihen të barabartë, atëherë shteti ecën përpara. Kur ky balancë prishet, atëherë humbasim të gjithë,” tha Osmani dhe shtoi se pikërisht Çairi do të jetë bastioni i kësaj bashkëjetese.

Si përgjigje konkrete ndaj sfidave, Osmani njoftoi disa iniciativa kyçe që do të nisin pas 19 tetorit:

“Shtëpia e bashkëjetesës” një qendër e re multikulturore ku të gjitha komunitetet maqedonas, shqiptarë, turq, boshnjakë, romë do të promovojnë kulturën, traditën dhe vlerat e tyre. “Çairi do të bëhet shtëpia e dialogut kulturor dhe miqësisë,” theksoi ai.

Fondi për përfaqësim të barabartë si reagim ndaj shfuqizimit të balancuesit, Osmani do të krijojë një mekanizëm buxhetor që do të sigurojë mundësi të barabarta për të gjithë të rinjtë. “Ky fond do të jetë garanci se përfaqësimi i drejtë nuk është vetëm fjalë, por praktikë e gjallë.”

Drejtoria komunale për gjuhët që do të garantojë përdorimin dhe zhvillimin e të gjitha gjuhëve, pa marrë parasysh përqindjen e përfaqësimit. “Do të garantojë zbatimin e gjuhëve shqipe, maqedonase, turke, boshnjake, dhe natyrshëm do të promovojmë edhe elementet e gjuhës rome.”

Këshilli për bashkëjetesë organ i përhershëm i përbërë nga përfaqësues të të gjitha komuniteteve, i cili do të ndjekë dhe promovojë harmoninë, respektin reciprok dhe tolerancën.

“Dita e Marrëveshjes së Ohrit” Çairi çdo vit do të organizojë ceremoni, debate dhe aktivitete rinore në nder të frymës së Ohrit, si një kujtesë se “barazia dhe bashkëjetesa nuk janë e shkuar, ato janë themelet e së ardhmes sonë.”

Në fjalimin e tij, Osmani theksoi se zgjedhjet nuk janë vetëm për Çairin, por për shoqërinë që do ta lëmë pas.

“Këto zgjedhje nuk janë vetëm për Çairin. Kjo është një betejë për atë se çfarë shoqërie do t’u lëmë fëmijëve tanë. A do të jetë ajo një shoqëri e frikës dhe përjashtimit, apo një shoqëri e barazisë dhe dinjitetit?”

“Ju premtoj: në Çair nuk do të ketë qytetarë të rendit të dytë. Nuk do të ketë humbës. Të gjithë do të jemi fitimtarë në një shoqëri me mundësi të barabarta, respekt të ndërsjellë dhe dinjitet,” përfundoi Osmani, duke njoftuar se Çairi do të bëhet shembull për të ardhmen multietnike të Maqedonisë së Veriut.

Previous Post

Mexhiti: Çairçanja po transformohet me rrugë moderne

Next Post

Nuk do të rritet çmimi i bukës

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti nga Likova: Shqiptarët kërkojnë zgjidhje reale, jo premtime boshe

11/10/2025
Maqedoni

Siljanovska-Davkova: Komisioni i Venedikut një ndërgjegje e gjallë e demokracisë kushtetuese

11/10/2025
Maqedoni

Elmazi: Llaskarca do të ketë shkollë të re, ndryshimi është i pashmangshëm!

11/10/2025
Maqedoni

Ibrahimi nga Likova: Sa herë që ata flasin për nderin e shqiptarit, është mirë t’i jepet lista e të burgosurve shqiptar nëpër raste të montuara

11/10/2025
Maqedoni

Nexhmedin Sadiku: Do ta sjellim ndryshimin e shumëpritur në Likovë

11/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Çairi investon në kampionët e vet

11/10/2025
Next Post

Nuk do të rritet çmimi i bukës

Festë e “çmendur” kuqezi në dhomat e zhveshjes pas fitores me Serbinë (VIDEO)

11/10/2025

Fitore historike: Shqipëria mposht Serbinë 1–0

11/10/2025

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk