Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Osmani nga Londra: Forcimi i mbështetjes për Ukrainën si përgjigje ndaj sfidave të përbashkëta të sigurisë

21/06/2023
Osmani nga Londra: Forcimi i mbështetjes për Ukrainën si përgjigje ndaj sfidave të përbashkëta të sigurisë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mori pjesë në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës, që po mbahet në Londër. Në fokus të bisedimeve ishin mundësitë për mbështetjen e Ukrainës, si dhe hapat e ardhshëm për rindërtimin e vendit, i cili po ballafaqohet me pasojat e agresionit ushtarak rus.

Në takim, Osmani, thuhet në kumtesën e MPJ-së, e rikonfirmoi mbështetjen e paekuivoke për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, duke theksuar ndihmën e ofruar për vendin.

“Që nga fillimi, Maqedonia e Veriut e dënoi ashpër agresionin rus ndaj Ukrainës, duke bërë thirrje për ndërprerje të menjëhershme të veprimeve ushtarake dhe duke shprehur mbështetje dhe solidaritet me popullin ukrainas. Maqedonia e Veriut është e katërta në mesin e vendeve anëtare të NATO-s në ndihmën ushtarake për Ukrainën për kokë banori, e njëherit ka ofruar ndihmë humanitare dhe mjekësore”, tha Osmani.

Njëheri, Osmani e theksoi mbështetjen e Maqedonisë së Veriut përmes pjesëmarrjes sonë aktive në Platformën Ndërkombëtare të Krimesë, si dhe duke iu bashkuar së fundmi Grupit Themelues për formimin e Gjykatës Speciale për dënimin e veprës penale – agresionin ndaj Ukrainës.

Në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së, Osmani theksoi se Ukraina është ndër prioritetet e kryesimit tonë, duke theksuar se në dispozicion janë të gjithë mekanizmat e Organizatës për të mbështetur vendin, institucionet e tij dhe njerëzit e zonave të prekura.

Në margjinat e konferencës, ministri Osmani realizoi takime bilaterale me homologët e tij nga vende të ndryshme.

Previous Post

Mourinho merr dënim të rëndë nga UEFA

Next Post

Sot ishte dita më e gjatë e verës

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Sot ishte dita më e gjatë e verës

Sot ishte dita më e gjatë e verës

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk