Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Osmani nga Barcelona: Duhet zgjidhje e qëndrueshme dhe afatgjate për stabilizim të përhershëm që do të garantojë stabilitet dhe paqe për Izraelin dhe Palestinën

27/11/2023
Osmani nga Barcelona: Duhet zgjidhje e qëndrueshme dhe afatgjate për stabilizim të përhershëm që do të garantojë stabilitet dhe paqe për Izraelin dhe Palestinën
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë dhe Nënkryetarit të Komisionit Evropian, Josep Borrell dhe Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Jordanisë, Ajman Safadi, Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot mori pjesë në takimin e tetë rajonal të Unionit për Mesdheun, në Barcelonë.

Në fokus të diskutimeve ishte situata në Izrael dhe territoret palestineze, si dhe pasojat për rajonin e Lindjes së Mesme. Në këtë kontekst, ministri dërgoi mesazh se fokusi duhet të vendoset në përpjekjet diplomatike për të gjetur zgjidhje afatgjate, të qëndrueshme dhe plan pas konfliktit për stabilizim të përhershëm, që do të garantojë stabilitet dhe paqe për Izraelin dhe territoret palestineze, në rajon dhe më gjerë.

“Nuk duhet të lejojmë që zhvillimet fatkeqe t’i cenojnë parimet dhe qëllimet bazë të kësaj organizate dhe të hedhin hije mbi arritjet e deritanishme. Përkundrazi, duhet të jemi edhe më të përkushtuar dhe të gjejmë mënyra për të inkurajuar bashkëpunimin, dialogun dhe besimin reciprok. Besoj fuqishëm se nuk ka alternativë tjetër – kjo është e vetmja rrugë para nesh”, theksoi Osmani.

Sipas Osmanit, në këtë moment është me rëndësi të madhe që të sigurohet rrjedhje e papenguar e ndihmave humanitare për banorët e Gazës duke respektuar plotësisht të drejtën ndërkombëtare humanitare. Ndërkaq, e përshëndeti lirimin pengjeve nga Rripi i Gazës si pjesë e Marrëveshjes së përkohshme të armëpushimit disa ditë më parë. Njëherit, Osmani theksoi se është i domosdoshëm lirimi i menjëhershëm i pengjeve tjerë.

Në margjinat e forumit rajonal ku morën pjesë Ministrat e Punëve të Jashtme dhe Zëvendësit e tyre nga 37 shtete anëtare të Unionit për Mesdheun, Shefi i Diplomacisë Osmani zhvilloi disa takime bilaterale me homologët e tij.

Previous Post

Ulen çmimet e derivateve të naftës

Next Post

Sërish aksident në rrugën industriale në Tetovë, një vajzë në gjendje të rëndë (PAMJE)

Related Posts

Maqedoni

Blerim Bexheti s’do të jetë më koordinator i GP të BDI-së: U tërhoqëm, nuk na shkarkuan! Do të jem aktiv në BDI

04/11/2025
Maqedoni

Çka pas zgjedhjeve?

04/11/2025
Maqedoni

Ibrahimi sfidon Ali Ahmetin: Kur të duash shkojmë në zgjedhje të parakoshhme parlamentare!

04/11/2025
Maqedoni

Aksident tragjik në Maqedoni! Dy të vdekur, tre të lënduar

04/11/2025
Maqedoni

Kryeministri Mickoski: E ardhmja e vendit tim është brenda BE-së

04/11/2025
Maqedoni

BDI shkarkon Blerim Bexhetin dhe emëron Rina Ajdarin si kordinatore të grupit parlamentar

04/11/2025
Next Post
Sërish aksident në rrugën industriale në Tetovë, një vajzë në gjendje të rëndë (PAMJE)

Sërish aksident në rrugën industriale në Tetovë, një vajzë në gjendje të rëndë (PAMJE)

Publikohet “ilegalisht” dueti i Dafina Zeqirit me Feron

04/11/2025

Gratë me inteligjencë më të lartë kanë më pak dëshirë për të pasur fëmijë

04/11/2025

Kënga e Rita Orës dhe Yll Limanit do të publikohet këtë të premte

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk