Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Osmani në takim me Ministrat e Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Italia

18/09/2023
Osmani në takim me Ministrat e Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Italia
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në kuadër të Debatit të Përgjithshëm të OKB-së, në Nju Jork, mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani.

Takimi u mbajt në kontekst të fokusit të shtuar të Italisë drejt përshpejtimit të procesit të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe inkurajimit të bashkëpunimit rajonal.

Ministri Osmani theksoi se Maqedonia e Veriut punon me përkushtim për pranimin sa më gjithëpërfshirës të konceptit për më shumë integrim të vendeve të Ballkanit Perëndimor para anëtarësimit të plotë në BE.

“Qytetarët duhet t’i ndjejnë përfitimet konkrete të anëtarësimit në BE përderisa rrjedhin negociatat, e jo vetëm pas hyrjes formale në BE. Përmes konceptit “Integrimi para anëtarësimit” do të kthehet kredibiliteti i zgjerimit të BE-së, ndërsa qytetarët do ta kthejnë besimin për proces negocioues të suksesshëm dhe për kapërcimin me sukses të sfidave me të cilat ballafaqohemi gjatë integrimit”, theksoi Osmani.

Në fokus të takimit ishte edhe bashkëpunimi rajonal. Procesi i Berlinit vazhdon të jetë një nismë gjithëpërfshirëse rajonale me peshë më të madhe politiko-ekonomike, forcë lëvizëse e bashkëpunimit rajonal në nivelin më të lartë dhe iniciator i Tregut të Përbashkët Rajonal të Ballkanit Perëndimor dhe Agjendës së Gjelbër.

Ministri Osmani e theksoi rëndësinë e Iniciativës 8 ndërmjet Italisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke thënë se ajo paraqet një mundësi të shkëlqyer për të avancuar bashkëpunimin dhe për të mbështetur realizimin e Korridorit VIII pan-evropian.

“Përfundimi i lidhjes hekurudhore dhe autostradës dukshëm do të kontribuojë në rritjen ekonomike të rajonit dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE”, tha Osmani.

Previous Post

Nga e mërkura, mbi 50 produkte ushqimore me “çmim të garantuar”!

Next Post

Ndryshimet kushtetuese, Ahmeti: Unë them se do të bëhet

Related Posts

Maqedoni

Nuk kaluan ndryshimet e Kodit Zgjedhor /VIDEO

16/08/2025
Maqedoni

Me qytetarët, për qytetarët – Izet Mexhiti: Rikonstruksion i plotë i rrugës në Çairçanë

16/08/2025
Maqedoni

Fetai nga Sllupçani: Nexhmedin Sadiku është garanca e fitores në Likovë!

16/08/2025
Maqedoni

Nexhmedin Sadiku, Menaxheri i së ardhmes për Likovën!

16/08/2025
Maqedoni

Izet Mexhiti: Çairi është vendi i të rinjve, do të investojmë në më shumë fusha dhe pishina

16/08/2025
Maqedoni

Grushta mes dy të moshuarve në Gurgurnicë të Tetovës

16/08/2025
Next Post
Ndryshimet kushtetuese, Ahmeti: Unë them se do të bëhet

Ndryshimet kushtetuese, Ahmeti: Unë them se do të bëhet

Nuk kaluan ndryshimet e Kodit Zgjedhor /VIDEO

16/08/2025

Me qytetarët, për qytetarët – Izet Mexhiti: Rikonstruksion i plotë i rrugës në Çairçanë

16/08/2025

Fetai nga Sllupçani: Nexhmedin Sadiku është garanca e fitores në Likovë!

16/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk