Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Osmani në rolin kryesor, por pa qenë në skenë – Mexhiti: Nuk ka lidhje me Universitetin!

31/07/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati i BDI-së Komunën e Çairit Bujar Osmani e ka nisur fushatën tre muaj para zgjedhjeve. Në vijimësinë e spoteve të përditshme propagandistike, së fundmi ka publikuar storjen për ndërtimin e Universitetit “Nënë Tereza”.

Nën atmosferë me muzikë dramatike dhe me narrativ filmik, Osmani gllabëron meritat për hapjen e këtij universiteti. Storja sipas Osmanit fillon me një thirrje telefonik të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, një takimi në Tetovë ku Ahmeti ia jep bekimin për të nisur punën.

“Më thirri Ali Ahmeti në telefon më tha a mund të vish deri në Tetovë. Shkova në zyrën e tij, e ndezi një cigare dhe më tha duhet të kryesh një detyrë të rëndësishme. Tha vendi më i mirë për Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup duhet të jetë Kazerma Ilinden”, tha Bujar Osmani, BDI.

Pas marrjes së detyrës, Osmani thotë se menjëherë ishte angazhuar, duke vizituar kazermën me ish rektorin Aziz Pollozhani dhe gjeneralin Muhamet Racaj, ndërsa pas një debati sipas Osmanit shumë të vështirë, palët kishin arritur marrëveshje, që më pas të vijonin me procedura administrative.

“Me Pollozhanin në kontakt me gjeneralin Muhamet Racaj erdhëm këtu. Ishte kazermë aktive. Ushtarë silleshin vërdallë, gjeneralit ishin mbledhur me uniformat e tyre dhe na shtruan një drekë pune”. Pas shumë argumentesh, debatesh në fund shtrënguam duart. E thirra Ali Ahmetin dhe i thash. Bac u kry”, u shpreh Bujar Osmani, BDI.

Por, rrëfimin e Osmanit e përgënjeshtron zëvendëskryeministri aktual Izet, Mexhiti i cili gjatë periudhës për të cilën flet Osmani ka qenë i angazhuar në BDI. Sipas Mexhitit, Osmani as që ka qenë i përfshirë në proces, ndërsa tërë procesin e kanë udhëhequr ai personalisht në bashkëpunim me të ndjerin Abdilaqim Ademi.

“Kemi udhëhequr këtë proces me të ndjerin Abdylaqim Ademi, unë dhe ai. Edhe pse është i ndjerë është më meritori, por afër tij kam qenë dhe unë si kryetar komune. Së bashku me ish rektorin zoti Pollozhani, kemi arritur ta bindim dhe të na përkrahë zotëri Ahmeti për të hapur Universitetin e ri, mandej që e quajtëm “Nënë Tereza” në Qytetin e Shkupit. Këtu ka meritë edhe Rizvan Sulejmani edhe emra të tjerë, më së paku mund të thirret zotëri Osmani sepse nuk ka qenë në ngjarje me këtë punë”, theksoi Izet Mexhiti, Zëvendëskryeministër.

Mexhiti, thekson se për të treguar se sa është i rëndësishëm ky universitet për të, dëshmon fakti që Qeveria ka ndarë mbi 35 milionë euro për të ndërtuar kampusin universitar. Projekti parashikon ndërtimin e amfiteatrove, sallave sportive, pishinës, por edhe elementeve të tjera të nevojshme për universitetin./ Alsat.mk

Previous Post

SPAK godet rrjetin e Call Center-ave, miliona euro nga aktiviteti kriminal

Next Post

Aksident tragjik në autostradën Tetovë–Shkup, tre të vdekur dhe një fëmijë i lënduar!

Related Posts

Maqedoni

Bastisje në Podmolje të Ohrit, gjenden drogë, armë dhe municion

01/11/2025
Maqedoni

KF Shkëndija Haraçinë: “Futbolli bashkon – jo ndan

01/11/2025
Maqedoni

KSHZ: Procesi i votimit po vijon pa asnjë problem dhe asnjë ankesë të raportuar

01/11/2025
Maqedoni

Shkupi solidarizohet me popullin palestinez, pa drejtësi nuk ka paqe

01/11/2025
Maqedoni

Humb jetën Kire Gjorgjievski, njëri nga të dënuarit për rastin “27 Prilli”

01/11/2025
Maqedoni

Skandal në “Ekonominë e Ujërave”, filiali Gostivar! Drejtoresha e rrahu punëtoren!

01/11/2025
Next Post

Aksident tragjik në autostradën Tetovë–Shkup, tre të vdekur dhe një fëmijë i lënduar!

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

01/11/2025

Bastisje në Podmolje të Ohrit, gjenden drogë, armë dhe municion

01/11/2025

Simptomat e para të gripit që zakonisht i injorojmë

01/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk