Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Osmani në Moldavi, paketoi ushqime për refugjatët nga Ukraina

13/02/2023
Osmani në Moldavi, paketoi ushqime për refugjatët nga Ukraina
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë vizitës dyditore në Moldavi si kryesues i OSBE-së, ministri Bujar Osmani në kuadër të agjendës së tij e vizitoi edhe organizatën joqeveritare “Moldavia për Paqe”. Kjo organizatë mbështetet nga OSBE-ja dhe me punën e saj i ndihmon drejtpërdrejt njerëzit në terren në zonat e rrezikuara.

Kështu, gjatë vizitës së tij, Osmani pati rastin të takohet me të rinjtë vullnetarë nga Moldavia dhe Ukraina, por edhe t’i mbështesë gjatë aksionit të tyre humanitar duke përgatitur pako me produkte bazë për refugjatët ukrainas të prekur nga lufta. Osmani e përshëndeti këtë projekt, për të cilin, siç tha ai, jo vetëm që ofron ndihmë konkrete për refugjatët, por paraqet edhe mundësi për zhvillimin personal të të rinjve, socializimin e tyre dhe krijimin e vlerave dhe shprehive reale tek të rinjtë.

“Përkushtimi dhe pasioni i tyre për t’i ndihmuar njerëzit është një frymëzim i vërtetë. OSBE-ja do të vazhdojë të investojë në projekte të tilla përmes të cilave ne ofrojmë dobi të drejtpërdrejtë dhe të prekshme për ata që kanë nevojë”, tha Osmani. Përndryshe, “Moldavia për Paqe” është nismë qytetare e krijuar për të ofruar ndihmë për refugjatët pas pushtimit rus të Ukrainës. Organizata bashkon njerëz që i njohin dhe i kuptojnë vështirësitë me të cilat përballen ata që kanë lënë pas shtëpitë dhe të dashurit e tyre për të arritur sigurinë. Që nga fillimi i luftës, “Moldavia për Paqe” ka kontribuar ndjeshëm në përpjekjet për menaxhimin e migrimit të refugjatëve nga vendi fqinj dhe sot punon çdo ditë për t’i ndihmuar dhe mbështetur ata.

Previous Post

Lëvizja BESA: Populli thotë se nga “mengjesi kuptohet edhe dita”!

Next Post

Shaini: Kryeministër që nuk është skuqur kur

Related Posts

Maqedoni

Zeqirija Ibraimi: VLEN e ka dëshmuar veten jo vetëm në pushtetin qendror, por edhe në atë lokal

18/09/2025
Aktuale

Izet Mexhiti, viziton klubin e hendbollit për femra WHC Çair: “Do të investojmë në sport dhe rini”

18/09/2025
Maqedoni

Azizi nga Vrapçishti: BDI nuk kthehet më në pushtet, është parti e korrupsionit dhe non grata

18/09/2025
Aktuale

Mickoski: Ka dyshime të bazuara për frymëzuesit e zjarreve, ka edhe të arrestuar, përgjegjësi do të ketë, qytetarët të jenë të qetë, shteti është stabil dhe përparon

18/09/2025
Maqedoni

Mexhiti diskuton shtëpi më shtëpi investimet dhe zgjidhjen e problemit të parkingjeve në Serovë

18/09/2025
Maqedoni

Gashi uron Ramën për mandatin e katërt: Të forcojmë raportet fqinjësore dhe projektet e përbashkëta

18/09/2025
Next Post
Shaini: Kryeministër që nuk është skuqur kur

Shaini: Kryeministër që nuk është skuqur kur

Zeqirija Ibraimi: VLEN e ka dëshmuar veten jo vetëm në pushtetin qendror, por edhe në atë lokal

18/09/2025

Izet Mexhiti, viziton klubin e hendbollit për femra WHC Çair: “Do të investojmë në sport dhe rini”

18/09/2025

Azizi nga Vrapçishti: BDI nuk kthehet më në pushtet, është parti e korrupsionit dhe non grata

18/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk