Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home __kateg

Osmani: Më 19 tetor, populli i Çairit do të dalë masivisht dhe do ta mposhtë sistemin e blerjes së vullnetit të qytetarëve

29/08/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për kryetar Komune të Çairit, Bujar Osmani, në fjalimin e tij drejtuar publikut theksoi se në komunë po ngrihet një lëvizje e re, lëvizje e rezistencës dhe dinjitetit, e cila, siç tha ai, është më e madhe se çdo fushatë zgjedhore.
“Dua ta them qartë: më 19 tetor populli i Çairit do të dalë masivisht dhe do ta mposhtë sistemin e blerjes së vullnetit të qytetarëve, askush nuk mund ta zhvlerësojë zërin e tyre nëse njerëzit dalin masivisht dhe e shprehin vullnetin e tyre. Askush! Këto nuk janë zgjedhje të zakonshme. Kjo është rezistencë dhe po nis një lëvizje për një Çair të ri”, deklaroi Osmani.
“Mendoj se ajo që po ndodh në Çair është më e madhe se një fushatë zgjedhore. Zgjedhjet në Çair janë historike. Po zgjohet një energji e rezistencës. Rezistencë ndaj mënyrës së menaxhimit. Ndaj korrupsionit. Ndaj shantazheve. Ndaj klientelizmit. Ajo që po shoh këto ditë është motivim për mua. Po na bashkohen njerëz që nuk janë të asnjë partie: mësues, aktivistë, zejtarë… të cilët vijnë vetë dhe thonë: kjo është një shans historik ta çlirojmë Çairin”, deklaroi Osmani.
Ai theksoi se në Çair tashmë po formohet një lëvizje që synon të rikthejë dinjitetin dhe rendin, me një mesazh të qartë se “Çairi nuk është pronë private e askujt, e as minierë për nxjerrjen e diamanteve”.
“Po zgjohet një lëvizje për dinjitet. Një lëvizje e rezistencës për një Çair të ri, të pastër, me shkolla moderne dhe rrugë të sigurta. Një lëvizje që do të dëshmojë se Çairi nuk është pronë private e askujt. Roli im është vetëm të jem zëri i asaj energjie, ta kanalizoj institucionalisht. Fitorja nuk është e imja, fitorja është e të gjithë qytetarëve të Çairit, të cilët do të ngrihen dhe do të thonë: mjaft”, porositi Osmani.

Previous Post

Shkëndija debuton historikisht në Ligën e Konferencës, do të ndeshet edhe me Dritën e Gjilanit

Next Post

Mickoski: Fillojmë me projektin për fazën e tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë

Related Posts

__kateg

Haqim Ramadani kërkon takim me Edi Ramën dhe Albin Kurtin

04/11/2025
__kateg

Masakër në Sudan: Satelitët zbulojnë njolla gjaku në El Fasher-mbi 2 mijë civilë të vrarë

01/11/2025
__kateg

Bilall Kasami nga Tetova: E ardhmja e qytetarëve të Maqedonisë është VLEN

31/10/2025
__kateg

Dimitrieska-Koçoska prezantoi Propozimin e Buxhetit të vitit 2026 – Vazhdojmë me qëllimin e qartë për përshpejtimin ekonomik dhe konsolidimin fiskal

28/10/2025
__kateg

Mehazi: Thaçi në Tetovë ka më shumë vota se Taravari e Sela. Ahmeti duhej ta afronte Thaçin

28/10/2025
__kateg

Mickoski është takuar me Kasamin, tregon për çfarë kanë biseduar

27/10/2025
Next Post

Mickoski: Fillojmë me projektin për fazën e tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë

Publikohet “ilegalisht” dueti i Dafina Zeqirit me Feron

04/11/2025

Gratë me inteligjencë më të lartë kanë më pak dëshirë për të pasur fëmijë

04/11/2025

Kënga e Rita Orës dhe Yll Limanit do të publikohet këtë të premte

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk