Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home __kateg

Osmani: Më 19 tetor do ta presim rrënjën e kalbur të korrupsionit në Çair

30/09/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, sot në një konferencë për media paralajmëroi një kthesë radikale në menaxhimin e komunës, me qëllim të qartë për çrrënjosjen përfundimtare të korrupsionit i cili, siç theksoi ai, “po e ha komunën, po i ha paratë e qytetarëve dhe po i shndërron taksat e tyre në përfitime për individë”.

“Korrupsioni është rrënja e kalbur e të gjitha problemeve në Çair. Më 19 tetor ajo rrënjë do të pritet dhe do të shkatërrohet. Nuk do të lejoj të keqpërdoret as edhe një denar nga paratë e qytetarëve. Kjo nuk është e drejtë, kjo nuk është e ndershme, kjo nuk është vizion për të ardhmen,” theksoi Osmani.

Në fjalimin e tij, ai prezantoi planin “Syri i Qytetarit” të cilin e vlerësoi si mekanizmin më të fuqishëm kundër korrupsionit. Bëhet fjalë për një set prej katër reformash antikorrupsion të cilat, sipas tij, do ta shndërrojnë Çairin në komunën më transparente në shtet. Plani përfshin hapjen publike të të gjitha tenderëve me transmetim direkt dhe me video të qasshme në internet, monitorim të pavarur nga ekspertë dhe organizata joqeveritare të specializuara për antikorrupsion, arkë publike përmes së cilës çdo qytetar me një klikim do të mund t’i ndjekë të hyrat dhe shpenzimet e komunës në kohë reale dhe kontroll automatik me inteligjencë artificiale që do ta eliminojë faktorin njerëzor në keqpërdorime.

“Çairi do të jetë komuna e parë në rajon që do të zbatojë praktika të tilla evropiane. Mjaft më me marrëveshje të fshehta dhe keqpërdorime. Nga 19 tetori, çdo denar do të shkojë për qytetarët,” tha Osmani.

Kandidati theksoi se nuk do të premtojë gjëra të pamundura, por vetëm një, ndershmëri dhe transparencë. “Me mua si kryetar i komunës, Çairi do të bëhet komuna e qytetarëve, moderne, efikase dhe transparente. Do të ndërtojmë një komunë që do të jetë shembull për të gjithë shtetin. Më 19 tetor, të gjithë së bashku do të themi STOP korrupsionit në Çair,” deklaroi Osmani, duke bërë thirrje për mobilizim dhe përkrahje nga qytetarët.

Previous Post

MPB: Arrestohen dy shtetas të Turqisë

Next Post

Telekomi dhe Ministria e Transformimit Digjital kanë krijuar zgjidhje AI për kërkim më të lehtë të të dhënave

Related Posts

__kateg

Bilall Kasami: “Një zë për Tetovën!”

28/09/2025
__kateg

Buteli me shans historik: Mbi 50% votues shqiptarë

25/09/2025
__kateg

Pse banorëve të Evropës po u këshillohet të mbajnë 100 euro në shtëpi?

25/09/2025
__kateg

Bekim Sali: Më 19 tetor rrethoni numrin 7 sepse VLEN të zgjedhësh më të mirën!

24/09/2025
__kateg

Kushtetuesja i hodhi poshtë nismat kundër ndryshimit të numrit të këshilltarëve në 17 komuna

24/09/2025
__kateg

Prokuroria kërkon t’i vazhdohet paraburgimi Thaçit: Ekziston klima e frikësimit të dëshmitarëve edhe pas dhënies së dëshmisë

24/09/2025
Next Post

Telekomi dhe Ministria e Transformimit Digjital kanë krijuar zgjidhje AI për kërkim më të lehtë të të dhënave

FIFA gjobit Serbinë për incidentet ndaj Anglisë, kaq para do të paguajë

30/09/2025

Rriten çmimet e cigareve në Maqedoni

30/09/2025

DASH:Maqedonia ende nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit të qenieve njerëzore

30/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk