Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Osmani: Mbështetje britanike për procesin tonë të anëtarësimit në BE si investim në stabilitetin dhe prosperitetin e vendit

06/10/2023
Osmani: Mbështetje britanike për procesin tonë të anëtarësimit në BE si investim në stabilitetin dhe prosperitetin e vendit
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në Tiranë realizoi takim me Ministrin për Evropën të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Leo Docherty, në margjinat e takimit ministror në kuadër të Procesit të Berlinit.

Të dy bashkëbiseduesit i përshëndetën marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve partnere, ndërsa Ministri Osmani falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme britanike për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit.

Ministri Osmani informoi për dosjen evropiane të shtetit dhe procesin e ndryshimeve kushtetuese, si hap i domosdoshëm për vazhdimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Realiteti i ri gjeopolitik injektoi dinamikë të re në proceset integruese evropiane të vendeve të rajonit. Bashkimi i kontinentit në kuadër të Unionit tashmë nuk është vetëm një çështje e integrimit ekonomik apo çështje politike, por çështje sigurie. Prandaj, duhet ta shfrytëzojmë këtë gjasë që vjen vetëm një herë dhe të përmbushim kushtin e mbetur politik për ndryshimet kushtetuese dhe pa vonesë të vazhdojmë me hapjen e Klasterit të Parë deri në fund të vitit 2023”, theksoi Osmani.

Docherty përsëriti qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar se vazhdimi i procesit tonë të anëtarësimit është investim në stabilitetin dhe prosperitetin e vendit, ndërsa do të forcojë edhe kredibilitetin e Bashkimit Evropian.

Në takim u shkëmbyen mendime për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në rajon dhe tema të tjera aktuale ndërkombëtare.

Osmani, në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së, informoi për aktivitetet e radhës të Organizatës, si dhe për sfidat e ardhshme që kërkojnë përgjigje të përbashkët.

Gjatë takimit ministror, Ministri Osmani zhvilloi edhe takime të tjera me përfaqësues të lartë të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit.

Previous Post

Bexheti: Në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit do të rindërtojmë rrugën në Matkë

Next Post

BDI: Kujt i pengon ligji për lojëra të fatit me të cilin largohen bastoret dhe kazinot 500 metra nga fëmijët tanë dhe shkollat?

Related Posts

Maqedoni

Do të ndryshohen lekturat në arsimin fillor – MASh fton për diskutim publik

05/11/2025
Maqedoni

VLEN: Reforma e BDI-së fillon e mbaron me Blerim Bexhetin

05/11/2025
Maqedoni

Aliu: Po e adaptojmë zgjidhjen ligjore për problemin me shënuesit e tumoreve për pacientët onkologjikë

05/11/2025
Maqedoni

Shkup, arrestohet 38 vjeçari, kapet me drogë

05/11/2025
Maqedoni

Hetim ndaj katër personave, e sulmuan dhe i morën 200 mijë denarë një personi nga Shkupi

05/11/2025
Maqedoni

Dallimi në vota midis kryetarëve të komunave të zgjedhur në 2025 dhe 2021 (Infografik)

05/11/2025
Next Post
BDI: Kujt i pengon ligji për lojëra të fatit me të cilin largohen bastoret dhe kazinot 500 metra nga fëmijët tanë dhe shkollat?

BDI: Kujt i pengon ligji për lojëra të fatit me të cilin largohen bastoret dhe kazinot 500 metra nga fëmijët tanë dhe shkollat?

Do të ndryshohen lekturat në arsimin fillor – MASh fton për diskutim publik

05/11/2025

Kryetari i ri New Yorkut, Mamdani shfaqet duke bërë shqiponjën

05/11/2025

Pesë vjet në Hagë, Kurti: S’ka arsye ligjore as morale që Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi të mbahen ende në paraburgim

05/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk