Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Osmani: Maqedonia e Veriut tregoi përgjegjësi kur më së shumti pati nevojë

25/10/2023
Osmani: Maqedonia e Veriut tregoi përgjegjësi kur më së shumti pati nevojë
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot mori pjesë në panel-diskutimin e titulluar “Mbështetja e mbrojtësve të demokracisë nga Afganistani”, organizuar nga Instituti Demokratik Kombëtar.

Në fjalimin e tij, Ministri Osmani theksoi se Maqedonia e Veriut i hapi dyert për rreth 800 refugjatë nga Afganistani, duke demonstruar fuqishëm solidaritetin dhe përgjegjësinë në një kohë kur ishte më e nevojshme. Ai shprehu kënaqësinë për kryerjen me sukses të misionit për strehimin e përkohshëm të personave të rrezikuar nga Afganistani, të cilët u larguan nga Maqedonia e Veriut dhe u nisën destinacionin e fundit.

“Në atë kohë të vështir, ne e kuptuam plotësisht nevojën për të intensifikuar përpjekjet tona për të ndihmuar njerëzit që kanë punuar për paqen në atë vend për 20 vitet e fundit. Këta ishin punonjës, gra dhe fëmijë nga familjet e të punësuarve në misionet humanitare dhe paqeruajtëse, aktivistë nga organizata të të drejtave të njeriut, gazetarë, përkthyes, studentë, shkencëtarë, si dhe qytetarë që i mbështetën forcat e NATO-s në Afganistan gjatë 20 viteve të fundit, duke përfshirë dhe armatën tonë”, tha Osmani.

Njëherit, Osmani kujtoi se vendi, si aleat i besueshëm i NATO-s, u ka ofruar strehim të përkohshëm gjithsej 68 afganëve, të cilët ishin vendosur në bazën “Bechtel” në Kosovë, e të cilët më parë ishin të angazhuar nga Aleanca gjatë misionit në Afganistan.

“Kemi kontribuar që të lirohen forcat e NATO-s të angazhuara në bazën “Bechtel” në Kosovë dhe që ato të veprojnë me kapacitet të plotë në krahun lindor, në kontekst të kërcënimeve që vijnë ndaj shteteve anëtare në atë pjesë, si pasojë e invazionit rus ndaj Ukrainës. Dhe këtë mision ne e përfunduam me sukses. Të gjithë afganët e lidhur me NATO-n janë larguar nga vendi dhe janë në destinacionin e fundit”, tha Osmani, duke shtuar se pjesëmarrja në këtë operacion ishte një përvojë e jashtëzakonshme për arritjen e ndërveprueshmërisë së dëshiruar, e cila na ndihmoi sot të qëndrojmë krah për krah me Aleatët tanë të NATO-s në misione të ndryshme për të mbrojtur vlerat dhe normat tona.

Njëherit, duke folur për solidaritetin dhe kontributin tonë aktiv në përpjekjet e përbashkëta të bashkësisë ndërkombëtare në ballafaqimin me situata të krizës, Osmani iu referua kryesimit tonë me OSBE-në, fokusi i së cilës është te njerëzit. Në këtë kuptim, ai theksoi se siguria njerëzore, duke përfshirë mbrojtjen e civilëve dhe zbutjen e dëmtimeve civile, duhet të ketë vend thelbësorë në angazhimet tona.

Previous Post

Qyteti i Shkupit nis fazën e dytë e punimeve për rikonstruksionin e rrugës “Stoltenbergova”

Next Post

Autoritetet kosovare: Rreshteri Bunjaku u vra me armë të ndaluara ndërkombëtarisht

Related Posts

Maqedoni

Gashi në takim me ish-kryetarët e Kuvendit

04/11/2025
Maqedoni

Vega Group e Serbisë hyri në tregun farmaceutik në Maqedoninë e Veriut?

04/11/2025
Maqedoni

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme në rrugë me lagështi

04/11/2025
Aktuale

Moti me vranësira dhe reshje të shiut

04/11/2025
Maqedoni

Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi!

03/11/2025
Maqedoni

Gripi sezonal, interesim i madh për vaksinim

03/11/2025
Next Post
Autoritetet kosovare: Rreshteri Bunjaku u vra me armë të ndaluara ndërkombëtarisht

Autoritetet kosovare: Rreshteri Bunjaku u vra me armë të ndaluara ndërkombëtarisht

Gashi në takim me ish-kryetarët e Kuvendit

04/11/2025

Vega Group e Serbisë hyri në tregun farmaceutik në Maqedoninë e Veriut?

04/11/2025

Rrëmbimi i serbit në veri, dyshohet se Radoiçiqi është futur në territorin e Kosovës

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk