Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Osmani: Maqedonia e Veriut deri në fund të vitit 2023 do të jetë vendi i parë në Evropë me zero pa shtetësi

17/10/2023
Osmani: Maqedonia e Veriut deri në fund të vitit 2023 do të jetë vendi i parë në Evropë me zero pa shtetësi
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Askush nuk meriton të pengohet të ushtrojë të drejtat e tij njerëzore. Asnjë njeri, me
Ndryshimet ligjore që Republika e Maqedonisë së Veriut i ka bërë në periudhën e kaluar, veçanërisht në vitin 2023, paraqesin bazë të fuqishme që deri në fund të vitit të bëhemi vendi i parë në Evropë që do ta çrrënjosë pashtetësinë.

Këtë e theksoi Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së hapi Konferencën Rajonale OSBE-UNHCR-së për parandalimin e pashtetësisë në Evropën Juglindore, e cila po mbahet në Shkup. Në fjalimin e tij, Osmani iu referua shembullit të Maqedonisë së Veriut dhe se si është i rregulluar me ligj procesi për zgjidhjen e rasteve të pashtetësisë.

“Në vitin 2020 kemi miratuar Ligjin e ri për personat e paregjistruar në Librin amë të të lindurve me qëllim që të mundësojmë realizimin më të lehtë të të drejtave socio-ekonomike dhe qasjen në shërbimet publike për të gjithë personat që për shkak të statusit të tyre apatrid, kanë qenë më parë të margjinalizuar. Në qershor të vitit 2023, pas konsultimeve të gjera me të gjitha agjencitë përkatëse, miratuam ndryshimet në Ligjin për librat amë, me të cilat krijuam kornizë për zgjidhjen sistematike dhe parandalimin e rasteve të reja të personave të paregjistruar”, theksoi Osmani.

Siç thekson ministri, ky vendim flet mjaftueshëm për vullnetin dhe angazhimin e qartë politik të nevojshëm për çrrënjosjen e pashtetësisë dhe sigurimin e identitetit ligjor për të gjithë personat e paregjistruar.

Osmani theksoi se gjithëpërfshirja, mosdiskriminimi dhe mbrojtja e të drejtave të çdo individi janë thelbi i vlerave të OSBE-së dhe prioritet në punën tonë si kryesues aktualë të Organizatës. Gjithashti Osmani tha se për tu ballafaquar me këtë problem, duhet angazhim i shtuar i të gjitha shteteve, bashkëpunim i ndërsjellë i institucioneve dhe ndjeshmëri më e madhe ndaj problemit.

Konferenca e sotme është organizuar bashkërisht nga OSBE-ja dhe Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë – UNHCR dhe paraqet bazë të fuqishme për inkurajimin e veprimit të përbashkët për përballimin e kësaj sfide mes vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së, tha Osmani.

Previous Post

“Të lutem më nxirr nga këtu”/ Lufta në Izrael, Hamasi publikon video të pengjeve

Next Post

Ziberi: Me Ligjin për amnisti pritet të lirohen rreth 300 të burgosur!

Related Posts

Maqedoni

VLEN: Faqja që pretendon të përfaqësojë organizatën “Diversitet Tetovë” është i pavërtetë

31/10/2025
Maqedoni

Rexhepi: Tetova ka nevojë për një fillim të ri pas katër viteve keqmenaxhim

31/10/2025
Maqedoni

Arsim Dalipi: Votoni për një Strugë të lirë

31/10/2025
Maqedoni

Ibrahimi: Të hënën kryetar i ardhshëm i Tetovës do jetë Bilall Kasami

31/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Çairi dhe Tetova dy flamuj të kësaj fitore, AKI nuk është më sfidë për ne

31/10/2025
__kateg

Bilall Kasami nga Tetova: E ardhmja e qytetarëve të Maqedonisë është VLEN

31/10/2025
Next Post
Ziberi: Me Ligjin për amnisti pritet të lirohen rreth 300 të burgosur!

Ziberi: Me Ligjin për amnisti pritet të lirohen rreth 300 të burgosur!

VLEN: Faqja që pretendon të përfaqësojë organizatën “Diversitet Tetovë” është i pavërtetë

31/10/2025

Rexhepi: Tetova ka nevojë për një fillim të ri pas katër viteve keqmenaxhim

31/10/2025

Burri biznesmen i Genta Ismajlit në krizë financiare

31/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk