Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Osmani: Lista e këshilltarëve e AKI, simbol i ndryshimit dhe fillimi i një politike të re që u shërben qytetarëve të Çairit

14/09/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, sot e prezantoi listën e këshilltarëve me të cilën do të garojë në zgjedhjet lokale në komunë.

Osmani theksoi se bëhet fjalë për një ekip njerëzish të ndershëm, të përkushtuar dhe të respektuar, pa bagazh politik, që vijnë nga të gjitha pjesët e Çairit dhe që ndajnë të njëjtën vizion – ndryshim të vërtetë dhe rilidhje me qytetarët.

“Kjo është një ekip që nuk do të presë që qytetarët të vijnë tek ata – ata do të shkojnë çdo ditë tek qytetarët. Që nga nesër fillon një aksion i madh terreni për vizitë në çdo rrugë dhe çdo lagje, për të prezantuar programin, por edhe për të dëgjuar problemet dhe nevojat e banorëve”, tha Osmani.

Bartës i listës është z. Kemal Matoshi, zëvendësdrejtor i gjimnazit “Zef Lush Marku”, profesor dhe sipërmarrës i suksesshëm, i cili, sipas Osmanit, është një njeri me kredibilitet dhe integritet të jashtëzakonshëm.

“Çairi po ndryshon, dhe ndryshimi fillon nga dëgjimi, komunikimi dhe partneriteti i vërtetë me qytetarët. Kjo është një listë këshilltarësh që do ta shihni rregullisht edhe pas zgjedhjeve – jo si politikanë, por si fqinjët tuaj, aleatë dhe zëdhënës në Këshill”, theksoi Osmani.

Ai paralajmëroi se me këtë ekip fillon beteja për rikthimin e besimit në pushtetin lokal dhe krijimin e një politike të re që u shërben qytetarëve, jo partive.

Previous Post

Arrestohen menaxheri dhe pronari i fabrikës pas zjarrit në Trubarevë

Next Post

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti në prezantimin e Master planit: Çairi do të ketë plan zhvillimi për dekadat e ardhshme

05/10/2025
Maqedoni

Rënia e temperaturave rrit numrin e pacientëve, mjekët: Të mos merren antibiotikë pa nevojë

05/10/2025
Maqedoni

Çmim special për aktorin e ndjerë, Luran Ahmeti – “Skupi Festival” ndau çmimet

05/10/2025
Maqedoni

Kuvendi heq gardhin rrethues, Gashi: Moment i veçantë në forcimin e lidhjes mes institucioneve dhe qytetarëve

05/10/2025
Maqedoni

Aktivitet sensibilizues i Forumit të Gruas të VLEN-it në Matkë, Elmazi: Shëndeti i gruas është shëndeti i familjes dhe i shoqërisë sonë

05/10/2025
Maqedoni

Vërshimet në Bullgari, Maqedonia e Veriut i del në ndihmë

05/10/2025
Next Post

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Juventusi dhe Milani ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A

05/10/2025

Goditet një rrjet ndërkombëtar trafiku në Itali, 13 shqiptarë të arrestuar

05/10/2025

Mexhiti në prezantimin e Master planit: Çairi do të ketë plan zhvillimi për dekadat e ardhshme

05/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk