Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Osmani hapur me studentët: MPJ është shtëpia ime e dytë, këtu nisin të gjithë proceset e rëndësishme për shtetin në plan ndërkombëtar

20/04/2023
Osmani hapur me studentët: MPJ është shtëpia ime e dytë, këtu nisin të gjithë proceset e rëndësishme për shtetin në plan ndërkombëtar
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Diplomacia nuk është vetëm punë, ajo është mënyrë jetese që kërkon empati, kreativitet dhe guxim”, theksoi kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani para studentëve që sot ishin mysafirë të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Temë e vizitës ishin prioritetet e Maqedonisë së Veriut në kuadër të kryesimit me OSBE-në, agjenda diplomatike për vitin 2023, si dhe të rinjtë, kur bëhet fjalë për të ardhmen.

“Kjo është shtëpia ime e dytë, këtu zhvillohen të gjitha proceset e rëndësishme për shtetin dhe përfaqësimin e tij në nivel ndërkombëtar. Si liderë të ardhshëm, ju keni një rol kyç në formësimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë dhe besoj se kjo përvojë do t’ju ndihmojë të bëheni qytetarë më të vetëdijshëm, më të informuar dhe më të përgjegjshëm”, tha Osmani.

Gjatë bisedës me studentët, ai theksoi se mendimet e të rinjve dhe sektorit civil janë vendimtare gjatë krijimit të politikave, në kontekst të motos së Maqedonisë së Veriut si kryesues i OSBE-së “Fjala është për njerëzit”.

“Vetëbesimi ynë si vend kryesues i OSBE-së është shumë domethënës, sepse nga një vend që kërkoi mbështetje dhe ndihmë, ne jemi bërë një vend që ofron zgjidhje dhe jep një kontribut të rëndësishëm në politikën ndërkombëtare”, tha Osmani para studentëve.

Gjatë bisedës së hapur me studentët, Ministri bëri një krahasim mes dy profesioneve të tij, kirurgut dhe diplomatit.

“Kur bëj një paralele me profesionet e mia, mund të them se në kirurgji bisturia është instrument dhe në diplomaci fjala është instrument. Prandaj është shumë e rëndësishme ta mbajmë fjalën, sepse është mjeti ynë”, tha Osmani.

Studentët u interesuan gjithashtu se si kryesimi i OSBE-së nga Maqedonia e Veriut do të kontribuojë në avancimin e të drejtave të njeriut, por edhe si do të ndikojë që vendi ynë të ketë një pozicion më të mirë në negociatat me Bashkimin Evropian.

Previous Post

Takim Ademi-Vutsas

Next Post

Studentët kaluan një ditë në MPJ: Osmani iu përgjigj hapur pyetjeve të liderëve të ardhshëm

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti: Çairi shembull i gjithëpërfshirjes, Qamuran Ismaili në kabinetit tim do të jetë zëri i personave me nevoja të veçanta

12/10/2025
Maqedoni

Fatmir Limani: Në një mandat do të sjellim ndryshimin! Buxheti milionësh për realizim e projekteve do të mbetet në Kërçovë!

12/10/2025
Maqedoni

AKI: Shkupi nuk mund të ndahet me kufij etnikë – Kufizimi i festimeve, kthim para vitit 2001

12/10/2025
Maqedoni

VMRO-DPMNE: “14 milionë euro nga një tender i vetëm të Markovski Company me REK dhe ESM – a përfunduan tek Zaev dhe Filipçe në Bullgari?”

12/10/2025
Maqedoni

VLEN: Solidaritet, vetëdijesim dhe mbështetje për çdo grua në luftë me kancerin e gjirit

12/10/2025
Aktuale

Zgjedhjet lokale, voton kryeministri Kurti – ja thirrja e tij për qytetarët

12/10/2025
Next Post
Studentët kaluan një ditë në MPJ: Osmani iu përgjigj hapur pyetjeve të liderëve të ardhshëm

Studentët kaluan një ditë në MPJ: Osmani iu përgjigj hapur pyetjeve të liderëve të ardhshëm

Tirana të hënën pret Forumin e parë të Investimeve “Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor”

12/10/2025

Dhjetëra të vrarë në luftimet përgjatë kufirit Pakistan-Afganistan

12/10/2025

Kelmendi jep detaje nga Exit Poll-i: Ndoshta gjysma e komunave të mëdha shkojnë pa balotazh

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk