Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Osmani: Drafti i Ramës, për t’i nxjerrë palët nga ngujimi

15/06/2023
Osmani: Drafti i Ramës, për t’i nxjerrë palët nga ngujimi
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Maqedonia e Veriut po ndjek me vëmendjen zhvillimet në Kosovë, përfshirë rastin me tre policët, të cilat siç pohojnë autoritetet në Prishtinë, janë rrëmbyer nga forcat speciale serbe brenda territorit të Kosovës. Shkupi zyrtar u ka bërë thirrje palëve, në veçanti asaj kosovare, që të bashkëpunojë ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të një konference ndërkombëtare në Strugë, “Prespa Forum” kushtuar zgjerimit të Bashkimit Evropian, tha se bashkëpunimi me aleancën euroatlantike, BE-në dhe SHBA-në, është me rëndësi të madhe në kapërcimin e problemeve, bazuar në eksperiencën maqedonase.

“Unë vetëm mund të ftoj autoritetet e Kosovës që të jenë në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin euroatlantik për shkak se eksperienca jonë na tregon se bashkëpunimi me ta, koordinimi me ta, besimi në ta asnjëherë nuk na ka dështuar, nuk na ka tradhtuar. Këshilla më e mirë që mund t’ia japim, jo vetëm Kosovës, por të gjithëve në rajon – që të mbani ngushtë raportet me komunitetin euroatlantik për shkak se kjo është e ardhmja e vetme e rajonit”, deklaroi Osmani.

Ai foli edhe për draft-propozimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, duke theksuar se bëhet fjalë për një “nismë të re” për t’i lëvizur palët nga pozicionet e tyre.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ua ka propozuar një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, veprim ky që është kritikuar në Prishtinë.

Osmani nuk e komentoi përmbajtjen e propozimit, pasi, siç tha, janë disa tekste që synojnë uljen e tensioneve dhe arritjen e një zgjidhjeje, megjithëse Prishtina është ajo që do të vendosë se cila është më e mira për Kosovën.

“Pa e komentuar këtë tekst, pasi ka edhe tekste tw tjera të cilat i kemi parë, nuk pretendoj se zoti Rama tenton të imponojw zgjidhje. Ai tenton të krijojw shteg, një dalje nga ky ngujim. Edhe në emër të shtetit [Maqedonisë së Veriut ] dhe në emër të OSBE-së [si shtet kryesues i OSBE-së] përshëndes këtë nismë të kryeministrit të Shqipërisë që mendoj se është shumë qëllimmirë, pa u futur në tekstin konkret për shkak se është një prej teksteve nga të cilat mund të nxirret më e mira. Por, autoritetet kosovare janë ato që vendosin se cila është më e mira për ta”, u shpreh Osmani.
Ai, gjithashtu, bëri të ditur pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në këtë Forum ditën e premte, duke thënë se deri të enjten nuk ka ndonjë konfirmim për anulimin apo mospjesëmarrjen e tij.

Ndërkohë, zhvillimet në Kosovë, në veçanti rastin me policët e Kosovës e dënoi kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, duke kërkuar nga autoritetet serbe lirimin e menjëhershëm të tyre, por edhe duke i dhënë mbështetje ruajtjes së integritetit dhe sovranitetit territorial të Kosovës.

“Dënoj ashpër aktin e kidnapimit të policëve të Kosovës nga forcat speciale të Serbisë dhe pres lirimin e menjëhershëm të tyre. Pala serbe duhet t’i ndalojë provokimet menjëherë dhe të dyja palët të ulen urgjentisht në tavolinën e bisedimeve dhe me ndërmjetësimin e aleatëve tanë, bashkësisë euro-amerikane, t’i japin fund kontestit shumëvjeçar përmes njohjes së ndërsjellë. Integriteti dhe sovraniteti territorial i Kosovës është i paprekshëm dhe i garantuar nga faktori ndërkombëtar”, tha Ahmeti në një reagim në Facebook.

Previous Post

BE: Marrja e masave ndaj Kosovës nuk ishte vendim i lehtë, por i domosdoshëm

Next Post

Anija e fundosur me emigrantë në Greqi, ka pasur 100 fëmijë në bord

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Anija e fundosur me emigrantë në Greqi, ka pasur 100 fëmijë në bord

Anija e fundosur me emigrantë në Greqi, ka pasur 100 fëmijë në bord

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk