Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Osmani: Ditëlindja e Goce Dellçevit, të shënohet në mënyrë paqësore dhe dinjitoze

03/02/2023
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani bëri apel për shënim paqësor dhe dinjitoz të 4 shkurtit, 151 vjetorit të lindjes së revolucionarit maqedonas Goce Dellçev.
Në video porosi të publikuar në profilin e Fejsbukut të tij, Osmani u bën thirrje qytetarëve të mos u nënshtrohen provokimeve.

“Më 4 shkurt, kur përulemi para varrit të Goce Dellçevit, përulemi para vizionarit të tij për një garë kulturore mes popujve. Bëj thirrje për shënim dinjitoz dhe paqësor të ditës kur shprehim respek ndaj idealit të tij për shoqëri të përparuara dhe për ndërtimin e vlerave civilizuese”, tha Osmani. Osmani u bëri apel qytetarëve që të mos lejojnë që t’i nënshtrohen provokimeve, me qëllim aë të mbrohen interesat e shtetit.

“Të tregojmë pjekuri dhe të mos lejojmë që nacionalizmi të ushqehet përmes gjuhës së urrejtjes dhe përçmimit. Ne jemi një vend me perspektivë evropiane. Me traditën e dialogut ndëretnik, kohezionit dhe zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve dypalëshe, ne jemi shembull në botë. Ju ftoj të qëndrojmë në këto vlera tona“, theksoi Osmani. Në fjalimin e tij drejtuar publikut, Osmani theksoi se çdo qytetar i Republikës së Bullgarisë dhe i çdo shteti tjetër është i mirëpritur në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se secili duhet të sillet me respekt ndaj vendit tonë.

“Të mos lejojmë provokatorët dhe kidnapuesit ta kidnapojnë të ardhmen tonë evropiane ose ta përkeqësojnë imazhin që kemi ndërtuar si vend. Kjo është në interes të të gjithë qytetarëve dhe progresit të përbashkët”, deklaroi Osmani.

Previous Post

Spasovski: Nuk do të lejojmë tensionim të situatës më 4 shkurt

Next Post

BE përsërit thirrjen: Kosova ta formojë Asociacionin

Related Posts

Maqedoni

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi demanton: Shkuarja në Beograd është shpifje

17/09/2025
Maqedoni

Abdush Demiri: KSHZ është e gatshme të realizojë zgjedhjet në afatin e paraparë

17/09/2025
Maqedoni

Kasami takon banorët e Gajres: Bashkë, si një familje, do ta nisim kapitullin e dytë për Tetovën

17/09/2025
Maqedoni

Adela Liçina gruaja e parë me mbulesë në listën e VMRO-DPMNE për Këshillin e Komunës Saraj

17/09/2025
Maqedoni

Muhamed Elmazi premton ekskursion falas për pensionistët e Sarajit

17/09/2025
Maqedoni

SHBA paralajmëron: Lista e zezë mund të zgjerohet, politikanët e Maqedonisë së Veriut në shënjestër

17/09/2025
Next Post

BE përsërit thirrjen: Kosova ta formojë Asociacionin

Mexhiti: Çairi meriton të ngjitet në majat e suksesit përmes investimeve në sport dhe rini

17/09/2025

PSG e nis Ligën e Kampionëve me fitore të thellë prej 4-0 ndaj Atalantës

17/09/2025

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi demanton: Shkuarja në Beograd është shpifje

17/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk