Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Osmani: Dëshmuam para gjithë botës se kemi kapacitet politik

22/12/2023
Osmani: Dëshmuam para gjithë botës se kemi kapacitet politik
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Punëve të Jashtme shënoi përfundimin e kryesimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, ndërsa në fjalën e tij shefi i diplomacisë dhe Kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, theksoi se kjo ngjarje është e rëndësishme për të shënuar arritjet dhe sukseset që shënuan kryesimin tonë të organizatës.

“Dëshmuam para gjithë botës se posedojmë kapacitet politik dhe praktik, profesionalizëm dhe përkushtim, gjë që kulmoi me organizimin e Këshillit të 30-të të Ministror. Me vendimet që morëm, e realizuam planin që e përshkruam në fillim të Kryesimit – dhamë kontribut të madh në sigurimin e funksionalitetit të OSBE-së. Kryesimi jonë ka qenë i fokusuar te njerëzit dhe kemi punuar me përkushtim në idenë se OSBE-ja mund të avancojë dhe të ruajë gjithçka që njerëzit e vlerësojnë më së shumti – të drejtat, lirinë dhe dinjitetin e tyre”, tha Osmani, duke shtuar se kemi treguar se kurrë nuk do të devijojnë nga mbrojtja e vlerës së tyre, në të njëjtën kohë duke forcuar parime të tilla ku ato kundërshtoheshin dhe viheshin në dyshim.

Sipas Osmanit, ruajtja e parimeve dhe angazhimeve nënkuptonte ruajtjen e Organizatës sonë, e cila këtë vit u përball me një krizë të paparë, ekzistenciale.

“Me krenari mund të theksoj sërish se Takimi Ministror në Shkup solli energji të re në parimet tona, përkatësisht në parimin tonë udhëzues, i cili na shtyn fuqishëm përpara përkundër përpjekjeve të aktorëve të caktuar për ta minuar atë. Suksesin e jashtëzakonshëm që kemi arritur e ndajmë me ministritë dhe institucionet e shumta që u përfshinë dhe morën pjesë në arritjen e rezultateve të Kryesimit tonë, veçanërisht kur bëhet fjalë për organizimin e Takimit Ministror”, theksoi ministri Osmani.

Osmani shprehu mirënjohje edhe për institucionet me të cilat MPJ-ja ka bashkëpunuar dhe që kanë dhënë mbështetje të konsiderueshme për Këshillin e suksesshëm Ministror në Shkup, siç janë: Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Financave, Ministria e Mbrojtjes dhe pjesëtarët e forcave ushtarake të Maqedonia e Veriut, Shërbimi për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim foli edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili theksoi se Samiti ishte platformë për forcimin e besueshmërisë së lartë ndërkombëtare të vendit tonë.

“Organizimi pa mangësi i një ngjarjeje me rëndësi globale, që na bëri nikoqirë të suksesshëm, na lejoi të rrisim shikueshmërinë tonë në skenën ndërkombëtare, por edhe të konfirmojmë përkushtimin tonë për paqen, stabilitetin, bashkëpunimin dhe zhvillimin. Këtë përgjegjësi e morëm shumë seriozisht, duke ditur se siguria është parakusht themelor për suksesin e këtij dialogu ndërkombëtar. Prandaj, dëshiroj të shpreh falënderimet e mia të veçanta për secilin nga policët e angazhuar që me përkushtimin maksimal e realizuan qëllimin e caktuar”, theksoi Spasovski.

Previous Post

Radev sot në Kosovë, takohet me Osmanin dhe Kurtin

Next Post

Instituti IDEA: Popullsia në Maqedoninë e Veriut po plaket dhe po tkurret

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Instituti IDEA: Popullsia në Maqedoninë e Veriut po plaket dhe po tkurret

Instituti IDEA: Popullsia në Maqedoninë e Veriut po plaket dhe po tkurret

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk