Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Osmani: Çdo dyqan i ri në Çarshi me karakter historik dhe kulturor do të marrë mbështetje financiare

21/09/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, vazhdon ta paraqesë vizionin e tij të qartë: rikthimin e shkëlqimit të vjetër të Çarshisë së Vjetër të Shkupit dhe shndërrimin e saj në simbol të së ardhmes së qytetit. Mëngjesin e sotëm, përmes një videoje të publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook, Osmani vizitoi një dyqan zejtari dhe dërgoi një mesazh të fuqishëm për qytetarët.

“Çarshia nuk është vetëm treg, ajo është shpirti i Shkupit. Ajo është dëshmi e një tradite shekullore, e zejeve që përcillen nga brezi në brez dhe e shpirtit që na lidh të gjithëve,” tha Osmani.

Në vizionin që prezantoi, ai theksoi se çdo dyqan i ri me karakter historik dhe kulturor do të marrë mbështetje financiare. Mjeshtrit dhe nxënësit që vazhdojnë zejen do të përfitojnë bursa. Produktet që do të krijohen aty do të mbajnë vulën “Made in Çarshi – bërë në Çarshinë e Shkupit”.

“Dua që produkti nga Çarshia, kur të shfaqet në Zvicër apo kudo në botë, të mbajë vulën ‘Made in Çarshi’. Kjo është vulë e autenticitetit, e historisë dhe e së ardhmes,” theksoi Osmani.

Ai e bëri të qartë se në Çarshi nuk ka vend për ushqim të shpejtë dhe përmbajtje komerciale që prishin shpirtin e hapësirës. Aty do të ketë vetëm ushqim tradicional, zeje të vjetra dhe rrugë të pastra që do ta kthejnë shkëlqimin e humbur.

“Çarshia jonë është krenaria jonë. Ajo duhet të ndriçojë sërish dhe të bëhet motor i zhvillimit kulturor. Ky është themeli mbi të cilin do ta ndërtojmë të ardhmen e Çairit dhe të Shkupit,” u shpreh Osmani.

Me këtë vizion, Osmani e konfirmon vendosmërinë e tij që Çarshinë e Vjetër të Shkupit ta vendosë në qendër të jetës kulturore dhe ekonomike të qytetit.

Previous Post

Kështu do të jetë moti gjatë ditës në Maqedoni

Next Post

Gresa Mustafai – Kampione e Kupës së Maqedonisë dhe përfaqësuese në Turneun Kualifikues Botëror në Paris (Francë)

Related Posts

Maqedoni

Mickoski dhe Toshovski funksionarët me rroga më të larta (TABELA)

21/09/2025
Maqedoni

Arrestohet një burrë për djegien e një automjeti, i caktohet paraburgim

21/09/2025
Maqedoni

VLEN: Për ta referendum, për ne jetesa e qytetarëve!

21/09/2025
Maqedoni

Izet Mexhiti në Teatrin Shqiptar: Artistët tanë meritojnë më shumë mbështetje

21/09/2025
Aktuale

Kështu do të jetë moti gjatë ditës në Maqedoni

21/09/2025
Aktuale

Mexhiti prezanton fazën e re të portalit të shërbimeve publike: Administratë moderne, shërbime të shpejta dhe digjitale për qytetarët

20/09/2025
Next Post

Gresa Mustafai – Kampione e Kupës së Maqedonisë dhe përfaqësuese në Turneun Kualifikues Botëror në Paris (Francë)

Mickoski dhe Toshovski funksionarët me rroga më të larta (TABELA)

21/09/2025

Arrestohet një burrë për djegien e një automjeti, i caktohet paraburgim

21/09/2025

VLEN: Për ta referendum, për ne jetesa e qytetarëve!

21/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk