Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Osmani: Çairi meriton më shumë, ka ardhur koha për ndryshim

17/10/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për komunën e Çairit nga radhët e AKI-t, Bujar Osmani, në një paraqitje publike theksoi se jeta në këtë komunë nuk duhet të jetë një përballje e përditshme me problemet e krijuara nga pushtetet e mëparshme. Ai u shpreh se Çairi dhe banorët e saj meritojnë më shumë sesa ajo që u është ofruar në dy dekadat e fundit. “Fëmijët tanë meritojnë më shumë. Secili prej nesh që jeton këtu e di se jeta në Çair është e vështirë – rrugë të bllokuara, plehra në çdo cep, ndërtime pa leje që e mbytin ajrin, shkolla që nuk janë të sigurta. Kjo nuk është fat, dhe unë nuk e pranoj këtë fat. Askush nuk duhet ta pranojë,” tha Osmani. Ai e cilësoi situatën aktuale si pasojë direkte e qeverisjes së papërgjegjshme dhe u bëri thirrje qytetarëve që të mos pajtohen më me realitetin e krijuar.

“Kjo gjendje është rezultat i njerëzve që kanë sunduar për 20 vjet dhe tani duan të sundojnë përsëri. Të gjitha problemet tona kanë emër dhe mbiemër – dhe janë pasojë e vendimeve të tyre,” shtoi ai.

Osmani theksoi se kandidatura e tij nuk është pjesë e një kalkulimi politik, por rezultat i një përgjegjësie dhe përkushtimi personal për të sjellë ndryshim.

“Unë vij para jush me një mesazh të thjeshtë dhe me një plan konkret: ka ardhur koha për ndryshim. Dhe këtë ndryshim ua premtoj personalisht, si njeri. Unë jam mjek, profesionist, njeri që ka përfaqësuar zërin e qytetarëve para botës. Kur Maqedonia kryesonte me OSBE-në, unë e mbroja shtetin dhe komunitetin tonë me dinjitet. Tani, atë kredibilitet e kthej në Çair,” u shpreh ai.

Në përmbyllje, Osmani tha se nuk synon të sundojë, por të shërbejë qytetarëve, duke prezantuar edhe hapat e parë konkretë që planifikon të ndërmarrë nëse zgjidhet kryetar komune.

Previous Post

Mendi Qyra: Ndërtimet pa leje duhet të ndërpriten njëherë e përgjithmonë

Next Post

Takimi Trump-Putin në Budapest, presidenti amerikan: Takimi do jetë dypalësh, por do qëndroj në kontakt me Zelenskyn

Related Posts

Aktuale

Zgjedhjet lokale 2025/ Maqedonia në heshtje zgjedhore

18/10/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: Me fitoren në Çair, bie edhe kjo qeveri, të dalim masivisht në votime

17/10/2025
Maqedoni

Mexhiti në Tetovë: VLEN-i, garanci për punë konkrete dhe zhvillim, më 19 tetor rrethoni numrin 7

17/10/2025
Maqedoni

Mexhiti në Tetovë: VLEN-i, garanci për punë konkrete dhe zhvillim, më 19 tetor rrethoni numrin 7

17/10/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: Pas 20 vitesh po vjen ndryshimi, premtoj punë të ndershme dhe të përkushtuar

17/10/2025
Maqedoni

Fetai porosi Aliut: Populli e di kush t’i prishi matematikat!

17/10/2025
Next Post

Takimi Trump-Putin në Budapest, presidenti amerikan: Takimi do jetë dypalësh, por do qëndroj në kontakt me Zelenskyn

Zgjedhjet lokale 2025/ Maqedonia në heshtje zgjedhore

18/10/2025

Dramatike ne Shqiperi: Gjykata pezullon projektin e Aeroportit në Vlorë, Pacolli nën hetime

17/10/2025

Pse Lamine Yamal nuk do të japë më autografe?

17/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk