Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Osmani – Billstrom: Nëpërmjet reformave të mbështetura nga Suedia, më pranë familjes evropiane

21/09/2023
Osmani – Billstrom: Nëpërmjet reformave të mbështetura nga Suedia, më pranë familjes evropiane
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të pjesëmarrjes në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka zhvilluar takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Tobias Billstrom.

Ministri Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme nga Suedia në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar veçanërisht rolin aktiv të Suedisë për mbarëvajtjen e proceseve reformuese në vendin tonë.

“E vlerësojmë lartë përkushtimin e Suedisë për të qenë partneri ynë dhe mbështetës kryesor financiar për arritjen e rezultateve të rëndësishme reformuese që na afrojnë me familjen evropiane”, tha Ministri Osmani.

Ministri suedez Billstrom përshëndeti përpjekjet e vendit tonë për të arritur sa më shpejt përcaktimin strategjik për anëtarësimin tonë në BE dhe konfirmoi se mbështetja suedeze do të vazhdojë me ritme të pandërprera edhe në të ardhmen.

Në takim të dy ministrat shprehën kënaqësinë e tyre për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve, që këtë vit shënon 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, si dhe përshëndetën dialogun politik dinamik dhe të vazhdueshëm, duke shprehur besimin se në të ardhmen që të dy vendet do të punojnë me përkushtim për dinamizimin e mëtejshëm në bashkëpunimin sektorial dhe intensifikimin e mbështetjes reciproke në formate të ndryshme shumëpalëshe.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe diskutuan edhe për bashkëpunimin dhe sfidat në kuadër të Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023.

Previous Post

OBSh: Politikanët e Evropës kanë përgjegjësi morale për të trajtuar ndotjen e ajrit

Next Post

Paraburgim prej 30 ditësh ndaj tre serbëve të arrestuar për krime lufte

Related Posts

Maqedoni

Muhamet Elmazi: Llokës duhet t’i kthehet krenaria dhe siguria që meriton

10/09/2025
Maqedoni

Azizi nga Tearca: Fitorja e Dautit është e padiskutueshëm, BDI më 19 tetor shkon në histori!

10/09/2025
Maqedoni

Kasami dhe Memishi në Dobrosht priten nga veterani i sportit Nizam Iljazi

10/09/2025
Maqedoni

Shkëndija e fiton 9:0 Jeni Malen, kualifikohet edhe Shkupi

10/09/2025
Maqedoni

Ademi: Vendosja e pllakës së çetnikun serb Vuk, sulm i drejtpërdrejtë ndaj shtetësisë së RMV-së

10/09/2025
Aktuale

Formohet Këshilli Kombëtar për hetime financiare dhe konfiskim të pasurisë, e udhëheqë Zëvendëskryeministri Fetai

10/09/2025
Next Post
Paraburgim prej 30 ditësh ndaj tre serbëve të arrestuar për krime lufte

Paraburgim prej 30 ditësh ndaj tre serbëve të arrestuar për krime lufte

Muhamet Elmazi: Llokës duhet t’i kthehet krenaria dhe siguria që meriton

10/09/2025

Zelensky: Duhet të krijojmë një mburojë ajrore efektive mbi Evropën

10/09/2025

Azizi nga Tearca: Fitorja e Dautit është e padiskutueshëm, BDI më 19 tetor shkon në histori!

10/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk