Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Osmani – Amon: Rritja e bashkëpunimit me Stirinë për marrëdhënie edhe më të ngushta me Austrinë

18/10/2023
Osmani – Amon: Rritja e bashkëpunimit me Stirinë për marrëdhënie edhe më të ngushta me Austrinë
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri krahinor i Austrisë për Çështje Europiane dhe Ndërkombëtare, Arsim dhe Burime Njerëzore i Stirisë, Verner Amon, ka vizituar sot Maqedoninë e Veriut, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

“Stiria, si investitor i rëndësishëm europian, ka prani të konsiderueshme ekonomike në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sparkasse, Grave dhe disa investime të tjera nga Stiria flasin për nivelin e lartë të bashkëpunimit ekonomik, i cili synon të kontribuojë në zhvillimin më të shpejtë ekonomik, por edhe në qëndrueshmërinë e ekonomisë sonë, duke na sjellë një hap më afër BE-së”, tha Osmani, duke theksuar se kjo vizitë hap mundësi të reja për lidhje dhe bashkëpunim në fusha të ndryshme sektoriale – arsim, shkencë, hulumtim, ekonomi, politika klimatike, ekologji, bujqësi, vetëqeverisje lokale midis vendit tonë dhe krahinës austriake të Stirisë.

Ministri Osmani shprehu gatishmërinë e plotë për dinamikë të mëtutjeshme të bashkëpunimit me Stirinë, duke u mbështetur në bashkëpunimin e fuqishëm ekonomik, i cili është simbol i partneritetit shumëvjeçar me Austrinë, duke falënderuar gjithashtu se agjenda ndërkombëtare e Stirisë është e fokusuar pikërisht në Ballkanin Perëndimor.

Ministri Osmani dhe ministri i Stirisë nënshkruan Deklaratën e Përbashkët për Bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Krahinës së Stirisë (Republika e Austrisë), si dhe një Letër Qëllimi për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancën Alpe-Adria, një iniciativë rajonale, me mbështetjen e së cilës do të mund të përdorim programet dhe strukturat e BE-së në interes të procesit tonë të integrimit europian.

Previous Post

Ministri francez akuza ndaj Benzema: Ka lidhje famëkeqe me grupin terrorist

Next Post

Vetëm 200 njerëz e vizitojnë në vit, vendi me më pak turistë në botë

Related Posts

Maqedoni

Sejfullahu: Rritja e çmimit për marrjen e patent shoferit, investim në cilësi, siguri dhe teknologji moderne!

29/10/2025
Maqedoni

Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës e shënoi 65-vjetorin e themelimit, Rektori i UT-së Prof. Dr. Jusuf Zejneli, e vlerësoi kontributin shumëvjeçar që shtrihet përtej Kosovës

29/10/2025
Maqedoni

Zhvillimet në “Higjienën Komunale”, Qeveria qëndrimet e Arsovskës i vlerëson si frustrime personale

29/10/2025
Maqedoni

“AKI do të shpërbëhet” – Mexhiti: BDI po shkon rrugës së PPD-së

29/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: VLEN fitues absolut i zgjedhjeve lokale, në rrethin e dytë do t’i fitojmë edhe komunat tjera

29/10/2025
Maqedoni

Muhamed Elmazi mori detyrën e kryetarit të komunës së Sarajit: Zoti na ndihmoftë!

29/10/2025
Next Post
Vetëm 200 njerëz e vizitojnë në vit, vendi me më pak turistë në botë

Vetëm 200 njerëz e vizitojnë në vit, vendi me më pak turistë në botë

Katy Perry konfirmon lidhjen me Justin Trudeau?

29/10/2025

Sejfullahu: Rritja e çmimit për marrjen e patent shoferit, investim në cilësi, siguri dhe teknologji moderne!

29/10/2025

Rrjeti po “vlon” – Yll Limani së shpejti në një bashkëpunim muzikor me yllin botëror Rita Ora?!

29/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk