Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duke komentuar sulmin, plagosjen dhe kidnapimin e qytetarit serb nga xhandarmeria serbe në territorin e Kosovës, ka thënë se ky është jo vetëm provokim por edhe sulm që rrezikon paqen dhe stabilitetin jo vetëm në zonë tonë kufitare, por edhe në gjithë rajonin.
Osmani në konferencën për media, tha se deri në këto momente është angazhuar që të marrin mbështetjen e plotë dhe që të gjithë janë të angazhuar.
“Meqenëse as policia dhe as KFOR nuk kanë qen aty në momentin që ka ndodhur incidenti, të vetmet informatave q ëi kemi deri tani janë rezultatet e hetimeve që dalin nga deklaratat e dëshmitarëve dhe familjarëve të të plagosurit. Të gjitha masat janë duke u ndërmarrë nga institucionet e Kosovës për të rikonfirmuar edhe çfarë ka ndodhur saktësisht, pra gjendjen shëndetësore të qytetarit të Republikës së Kosovës, por nga informatat që i kemi nga dëshmitarët dhe familjarët, është se ai është plagosur me qëllim që të vritet dhe pastaj është tërhequr duke u kindapuar dhe ky është jo vetëm provokim por edhe sulm që rrezikon paqen dhe stabilitetin jo vetëm në zonë tonë kufitare, por edhe në të njëjtën kohë në gjithë rajonin tonë, mirëpo që mos t’i ndërprej institucionet tona derisa janë duke hetuar saktësisht lokacioni, unë do ta lë që rezultatet e këtyre hetimeve që po bëhen edhe me mbështetjen e aleatëve tanë, përfundimisht të publikohen nga Policia e Kosovës, por dyshimi është se ka pas shkelje të sovranitetit por edhe sulm ndaj një qytetari të Kosovës me qëllim që ai të vritet dhe pastaj është kindapuar”, tha ajo.
Sipas saj, institucioneve tona i duhet edhe shumë pak kohë para se të dal raporti i plotë.










