Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

“Ose armët bërthamore, ose NATO”, ultimatumi i Zelensky-t për aleatët: Ju e prishët akordin, tani vendosni

17/10/2024
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me tone të ashpra ka folur Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy në përfundim të ditës së parë të Samitit të BE për Ukrainën. Në pjesën e parë të fjalës së tij, Zelenskyy akuzoi vendet perëndimore se ishin ato së bashku me Rusinë, të cilët prishën akordin e Memorandumit të Budapestit, e cila e zhvishte Ukrainën nga posedimi i armëve bërthamore dhe e vinte territorin e saj nën garancinë e superfuqive.

“Kushti i Memorandumit të Budapestit ishte që Ukraina të jepte armë bërthamore – një sasi shumë e madhe që Ukraina kishte në atë moment. Si mund t’i besohet këtij dokumenti dhe si mund t’u besohet partnerëve që e nënshkruan dhe garantuan integritetin dhe sovranitetin tonë territorial? Përgjigja është shumë e thjeshtë: ky dokument nuk funksionon. A funksionojnë marrëveshjet e partnerëve të tjerë të mëdhenj me Rusinë? Jo, nuk funksionojnë. Këto nuk ishin vetëm marrëveshja midis Ukrainës dhe Rusisë. Këto ishin marrëveshje midis Ukrainës dhe të gjithë partnerëve. Do të thotë se në përgjithësi këto marrëveshje nuk funksionuan”, u shpreh Volodymyr Zelenskyy, president i Ukrainës, transmeton A2.

Zelenskyy paralajmëroi edhe vendet aleatë se duhet të zgjedhin mes një Ukrainë me armë bërthamore për te mbrojtur veten ose një garanci ndërkombëtare se territori i saj nuk do të cenohet në të ardhmen.

“Duke folur me Donald Trump-in, i thashë: cila është rruga, ose Ukraina do të ketë armë bërthamore dhe pastaj kjo është mbrojtje për ne, ose duhet të kemi një lloj aleance. Sot, ne nuk njohim asnjë aleancë efektive përveç NATO-s. Vendet e NATO-s nuk janë në luftë. Vendet e NATO-s nuk po bëjnë luftë. Të gjithë njerëzit në vendet e NATO-s janë gjallë – faleminderit Zotit. Kjo është arsyeja pse ne zgjedhim NATO-n, jo armët bërthamore. Ne po zgjedhim NATO-n”, tha Zelensky.

Zelenskiy është në Bruksel për bisedime me liderët e Bashkimit Evropian dhe ministrat e mbrojtjes të NATO-s në një përpjekje për të mbledhur mbështetje për Planin e tij të Fitores, i cili përfshin një kërkesë për një ftesë formale dhe të pakushtëzuar për t’u bashkuar me NATO-n.

Previous Post

Sara Hoxha rikthehet në ekran, ja ku do ta shohim

Next Post

Për ditëlindjen e Labit bashkëshortja e tij veshi fustan si një princeshë

Related Posts

Aktuale

Nënshkruhet marrëveshja e paqes për Gazën

13/10/2025
Botë

Trump i bën thirrje Izraelit të shfrytëzojë hapësirën diplomatike pas armëpushimit në Gaza

13/10/2025
Botë

Shefi i NATO-s tallet me nëndetësen ruse

13/10/2025
Botë

Tre ekonomisë fitojnë çmimin Nobel për punën e tyre mbi ndikimin e teknologjisë në rritjen ekonomike

13/10/2025
Aktuale

Trump: Lufta e Izraelit në Gaza ka përfunduar zyrtarisht

13/10/2025
Botë

Marrëveshja për paqe, Hamasi liron shtatë pengjet e para

13/10/2025
Next Post

Për ditëlindjen e Labit bashkëshortja e tij veshi fustan si një princeshë

Mexhiti: Mbikalimi në Bit Pazar do të largohet, vendkalimi zyrtar me semaforë është zgjidhja përfundimtare

13/10/2025

Elmazi nga Shishova: Kur flasim me një zë, fuqia e bashkimit bëhet e pathyeshme!

13/10/2025

Sabaedin Dauti me porosi: E ardhmja e Gostivarit sapo fillon

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk