Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Organeve hetimore u është dorëzuar i gjithë dokumentacioni mjekësor për zjarrin në Koçan

29/03/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Organeve hetimore u është dorëzuar i gjithë dokumentacioni mjekësor që e kanë kërkuar për zjarrin në Koçan. Më pas çfarë bëjnë, nuk më intereson, as nuk i kam pyetur, ndoshta po e vazhdojnë procedurën, tha sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.

Ai përsëriti se në varësi të nevojave dhe kërkesave të pacientëve, në Koçan do të dërgohen ekipe multidisiplinare të përbëra nga kirurgë plastikë, psikologë dhe psikiatër. Në rast nevoje do të përfshihen edhe fizioterapetë, toksikologë, internistë, kirurgë….

Siç informoi Taravari, të gjithë pacientët në përgjithësi po përmirësohen çdo ditë, disa po ekstubohen, kthehen në reparte normale dhe trajtohen me transplante lëkure për të mbyllur plagën dhe për të parandaluar infeksione të reja. Rekomandimet mbeten se pacientët janë të traumatizuar dhe se është mirë të tregohet shumë i kujdesshëm në trajtimin e tyre.

“Nga oprganet hetimore gjithçka që është kërkuar prej nesh si dokumentacion mjekësor, gjithçka është dorëzuar. Ajo që kërkohet jepet dhe përsëri ajo që kërkohet do të jepet. Organet hetimore i dinë procedurat e tyre dhe unë nuk do të doja të ndërhyja në këtë çështje”, tha Taravari, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës për media në të cilën bëri të ditur gjendjen e të shtruarve pas tragjedisë në Koçan.

Sa i përket ekipeve mjekësore, është decid se çfarëdo që të kërkojnë kolegët nga Koçani, do të dërgohet.

“Ekipe të cajktuara nga kirurgjia plastike tashmë ishin dhe dotë vazhdojnë të shkojnë, po komunikojmë me të gjithë pacientët, si me ata që kanë dalë nga spitali, ashtu edhe me ata që janë në trajtim spitalor, jemi në proces dhe çfarëdo që të jenë kërkesat do të veprojmë sipas saj”, nënvizoi ministri.

Drejtoresha e Klinikës së Kirurgjisë Plastike, Jasmina Gjorgievska Pavllovska, siguron se në Klinikën tonë ofrohet gjithçka që është në dispozicion jashtë vendit sa i përket kirurgjisë plastike. Trajtimet varen shumë nga dëmtimi dhe shenjave të plagës.

Ministri Taravari paraprakisht bëri të ditur se sot janë lëshuar pesë pacientë të shtruar në spitalin e Shkupit, dy janë duke u kthyer nga Lituania dhe Suedia, ndërsa katër nga ata që po trajtohen jashtë vendit janë në gjendje kritike.

Previous Post

Dodik ka ikur në Rusi?!

Next Post

Rëndohet bilanci i tërmetit, mbi 1600 viktima në Mianmar, vijojnë kërkimet për të mbijetuarit

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti nga Likova: Shqiptarët kërkojnë zgjidhje reale, jo premtime boshe

11/10/2025
Maqedoni

Siljanovska-Davkova: Komisioni i Venedikut një ndërgjegje e gjallë e demokracisë kushtetuese

11/10/2025
Maqedoni

Elmazi: Llaskarca do të ketë shkollë të re, ndryshimi është i pashmangshëm!

11/10/2025
Maqedoni

Ibrahimi nga Likova: Sa herë që ata flasin për nderin e shqiptarit, është mirë t’i jepet lista e të burgosurve shqiptar nëpër raste të montuara

11/10/2025
Maqedoni

Nexhmedin Sadiku: Do ta sjellim ndryshimin e shumëpritur në Likovë

11/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Çairi investon në kampionët e vet

11/10/2025
Next Post

Rëndohet bilanci i tërmetit, mbi 1600 viktima në Mianmar, vijojnë kërkimet për të mbijetuarit

Festë e “çmendur” kuqezi në dhomat e zhveshjes pas fitores me Serbinë (VIDEO)

11/10/2025

Fitore historike: Shqipëria mposht Serbinë 1–0

11/10/2025

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk